Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi sërish bojkoton takimin e liderëve

Thaçi sërish bojkoton takimin e liderëve

5 shkurt-
Sipas Thaçit, presidenti Ivanov nuk ka kredibilitet që të thirrë takim liderësh, ndërsa do të merte pjesë në ndonjë takim që do të thirrej nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski, por me kusht që paraprakisht të dihet agjenda e bisedimeve. Lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani të hënën do të marrë pjesë në takimin e liderëve të konvokuar nga presidenti Gjeorgje Ivanov.

Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi, nuk do të mer pjesë në takimin e ditës së hënën të liderëve të thirrur nga presidenti Ivanov. Sipas Thaçit, presidenti Ivanov nuk ka kredibilitet që të thirrë takim liderësh, ndërsa do të merte pjesë në ndonjë takim që do të thirrej nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski, por me kusht që paraprakisht të dihet agjenda e bisedimeve. Lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani të hënën do të marrë pjesë në takimin e liderëve të konvokuar nga presidenti Gjeorgje Ivanov.

Selmani, siç thuhet në njoftimin e partisë, do të marrë pejsë në takim për të dhënë kontributin e tij në tejkalimin e krizës politike në vend. Demokracia e Re qëndrimet konkrete do t’i përpilojë nesër në seancën e rregulllt të Këshillit drejtues dhe ato do të paraqiten edhe në takimin e liderëve nga ana e Imer Selmanit.

BDI kumtoi dje se lideri i tyre Ali Ahmeti do të jetë i pranishëm në këtë takim dhe se kjo parti është e gatshme që nëpërmjet dialogut të shmanget kriza aktuale.

Nga ana tjetër, të gjitha partitë politike maqedonase kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në këtë takim të gjerë me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare si dhe me praninë e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

Ky takim është nxitur me kërkesë të administratës amerikane, e cila nëpërmjet zëvendës-ndihmës sekretarit Tomas Kantrimen i ka sugjeruar presidentit Ivanov gjatë vizitës së tij në Uashington që të ftojë liderët për të tejkaluar situatën e krizës parlamentare dhe shmangien e bojkotit nga të gjitha partitë e opozitës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *