Home / Sport / Tifozët e Shkëndijës vlerësojnë përforcimet, Allomeroviq më i qëlluar

Tifozët e Shkëndijës vlerësojnë përforcimet, Allomeroviq më i qëlluar

Në një sondazh të realizuar në web faqen e Televisionit Koha, Kemal Allomeroviq është votuar si përforcimi më i qëlluar i Shkëndijës në afatin kalimtar të janarit. Në vend të dytë qëndron portiere Guxhufi, teksa i treti mbetet Mickov.

Kemal Allomeroviq është përforcimi më i qëlluar i Shkëndijës në merkaton e janarit. Ky është rezultati i votimit të tifozëve, në sondazhin e bërë nga web faqja e Televizionit Koha (www.tvkoha.tv), të cilët kanë parashtruar pyetjen: ‘Cili prej përforcimeve të Shkëndijës sipas jush është më i qëlluar?’, duke vendosur në rradhë tre aktivizimet e janarit të Shkëndijës, 1. Blerim Guxgufi, 2. Kemal Allomeroviq dhe 3. Marjan Mickov. Në votim janë përfshirë gjithsjes 487 votues, prej të cilëve 262 kanë votuar Kemal Allomeroviqin, që në përqindje është 54% e votave në llogari të tij. Në vend të dytë sipas votave u rradhit portieri Blerim Guxhufi me 127 vota (26%), ndërsa Marjan Mickov mbeti në vendin e tretë me 98 vota (20%). Nga kjo vërehet se tifozët e Shkëndijës prej përforcimeve të angazhuara më shumë pëlqejnë Allomeroviqin, i cili sipas tyre do të mund të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së kësaj skuadre, në tentimin për të siguruar titullin e kampionit. Fakti se numër solid të votuesëve kanë zgjedhur edhe Guxhufin dhe Mickovin, bën me dije se tifozët deri diku janë të kënaqur me përforcimet e angazhuara nga drejtuesit e skuadrës së Shkëndijës. Megjithatë vlen të ceket se tifozët janë të vetëdijshëm për faktin se ‘kuqezinjtë’ nuk kërkuan me xhdo kusht të marrin përforcime, pasi më e rëndësishme ishte të mbahet skuadra që drejtoi ekipin në vendin e parë pas sezonit vjeshtor. Dhe në këtë drejtim krerët e Shkëndijës ishin plotësisht të suksesshëm, pasi edhe përkundër ofertave të shumta për Mustafin, Hasanin, Zendelin, Sali e të tjerë, arritën që të gjithë t’i mbajnë në ekip, deri sa duket se edhe 6-të muajt e ardhshëm me fanellën ‘kuqezi’ do të luajë edhe i riu Valmir Nafiu, i cili ka firmosur parakontratë me Bazelin. Largimi i vetëm i Shkëndijës është Mumin Sallai i cili kaloi te Rinia e Gostivarit, deri sa disa futbollistë të rrinjë janë huazuar gjegjësisht janë dhënë në dyshe për të luajtur te Drita e Bogovinës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *