Home / Sport / Torres: Nuk ika nga Liverpuli për para, kisha humbur entuziazmin

Torres: Nuk ika nga Liverpuli për para, kisha humbur entuziazmin

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres (26-vjeç), i cili në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit braktisi Liverpulin për t’iu bashkuar Çelsit, ka thënë se këtë lëvizje nuk e ka bërë për shkak të parave.

Ai të dielën debutoi në fanellën e kaltër në “Stamford Bridge” pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, por kjo ndeshje nuk i la mbresa të mira, pasi fitores iu gëzua Liverpuli me golin e portugezit, Meireles.

“Nuk kam shkuar te Çelsi për shkak të parave. Ky nuk ishte synimi im i parë. Pata humbur entuziazmin te Liverpuli. Kohët e fundit ishte krejtësisht ndryshe kur luaja për Liverpulin dhe kombëtaren spanjolle. Me një fjalë me padurim prisja ndeshjet e kombëtares, ngase atje ndjeja kënaqësi, derisa te Liverpuli jo”, ka thënë Torres për radion spanjolle “Cadena Ser”, për të vijuar: “Kam pritur një pritje tjetër në kampin e Çelsit. Mendoja se shumë lojtarë do të jenë të rezervuar dhe do të qëndrojnë larg meje. Por, gabova në parashikimet e mia. Aty mbretëron një atmosferë argëtuese dhe e shkëlqyer, e cila më ndihmoi që shumë shpejt të përshtatem”. Torres, i cili kaloi në Liverpul tri vjet e gjysmë më tej u shpreh: “Kam shkuar në një klub më të dobët. Liverpuli është një klub me histori dhe traditë më të madhe. Por, Çelsi dhe Mançester United mbizotërojnë në futbollin anglez në dhjetë vitet e fundit, prandaj transferimi im në këtë klub nuk është një zbritje në karrierë. Përkundrazi mendoj se tek Çelsi vetëm mund të përparoj ende”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *