Home / Sport / Torres transfeohet te Çelsi

Torres transfeohet te Çelsi

50 milion euro ka marrë Liverpuli për Fernando Toresin i cili është transferuar te skuadra londineze,Çelsi. Ndërkohë ‘blutë’ kanë marrë nga Benfika David Luizin.

Kur Roman Abaromiç do të vendos të harxhojë nuk ka kufij dhe siç duket nuk pyet për çmimin. Kampioni aktual i Anglisë në ditën e fundit të periudhës kalimtare harxhoi 71,3 milion funte për vetëm dy futbollistë. Pjesa më e madhe nga kjo shumë, më saktë 50 milion, shkuan në llogarinë e Liverpulit për Fernando Tores, ndërsa pjesa tjetër ishte për Benfika dhe David Luiz.

Ançeloti me siguri do të gëzohet që më në fund do të fitojë freski në ekip, sepse në gjysmësezonin e kaluar u bë e qartë se Çelsi nuk ka entuziazëm të mjaftueshëm për mbrojtje të titullit. Ekipit i nevojiten futbollist të rinj të cilët kanë dëshirë të fitojnë trofe dhe të cilët kërkojnë sfida të reja. Me Tores, Çelsi fiton sulmues të klasës botërore. I shpejtë, teknikisht i përgatitur dhe shënues i treguar. Lëndimet e shumta pak e ngadalësuan zhvillimin e tyre dhe kjo është gjëja e vetme që duhet ta mërzitë miliarderin rus. Golat janë puna e tij dhe nëse do ta ketë shëndetin, “El Ninjo” do t’i arsyetojë milionat. Pas këtij transferimi duhet të parashtrohet pyetja nëse në ekip ka vend për të afër Didie Drogba? A është Çelsi klub i madh që në ekipin e parë të ketë dy emra të mëdhenj të futbollit, që vet tregon se egoja luan rol të madh në futboll. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe në temperamentin Nikolla Anjelka, i cili gjatë karrierës ka dosje të pasur të grindjeve, skandaleve dhe përleshjeve.

David Luiz është përforcim fantastik për mbrojtjen e Çelsit. Më në fund Ivanoviq do të mund të kthehet në pozitën e tij natyrore, bek i djathtë. Braziliani i ri ishte në shënjestër të shumë klubeve, por “blutë” ishin më konkretë dhe bën investim të shkëlqyeshëm për të ardhmen e klubit. Edhe një plus për Ançeloti është ajo që Luiz mund të luajë edhe si bek, por edhe si lojtarë i fundit për lidhje.

Nuk është e diskutueshme se Çelsi bëri transferime të shkëlqyeshme, por me çfarë çmimi? Abramoviq në disa muaj të fundit e pa gabimin, ndërsa ky janar i shtrenjtë e tregon atë. Ai më mirë di se për sukses nevojiten para, ndërsa futbolli është lojë e shtrenjtë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *