Home / Sport / Tottenham shokon Milanin, paqë mes Valencias dhe Schalkes

Tottenham shokon Milanin, paqë mes Valencias dhe Schalkes

Mbërmë kanë startuar garat në Ligën e Kampionëve Europian në futboll, me dy ndeshjet e para të 1/8 së finales. Në San Siro Milani është befasuar nga Tottenhami anglez, duke u dorëzur me shifrat 0:1, kështu që në ndeshjen e kthimit duhet të bëjnë luftë të madhe për të shmangur eliminimin. Ndërkohë takim interesant është zhvilluar në Mestalla, ku Valenica dhe Schalke 04 janë ndarë me barazimin 1:1, duke lënëgjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Të martën mbrëma janë zhvilluar dy ndeshjet e para të të tetës së finales së Champions League në futboll ndërmjet Milanit dhe Tottenham si dhe Valencia dhe Schalkes 04. Tottenham-i si mysafirë e ka mposhtur Milanin me rezultat 1:0, ndërsa Valencia barazoi 1:1 me Schalke 04.

Milan – Tottenham, me gjithë angazhimin në 45minutat e pjesës së parë, nuk pati gola. Në pjesën e dytë, në minutën e 48-të Tottenham ka rrezikuar seriozisht portën e skuadrës rossonere, kur Van der Vaart nga rreth 20 metra dërgoi goditje mjeshtërore, për fat të portierit topi shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës pingules. Milani menjëherë kundërpërgjigjet me një rast të mirë, por pa sukses. Yepes në minutën e 50-të pati rast të mirë por nuk ishte i shkathët që të shënoi gol. Pas nëntë minutave lojë Thiago Silva dërgoi goditje të fortë, por ndërhyri për mrekulli portieri i mysafirëve.
Milani vazhdimisht sulmoi nëpërmjet futbollistëve Pato, Ibrahimoviq, Robinho, etj. Pato në minutën e 71-të për bukuri e ka gjetur Flaminin pranë 16-shin, por gjuajtja e tij e fuqishme bllokohej nga një mbrojtës i skuadrës rivale.
Në minutën e 78-të Ibrahimoviq nga rreth 23-24 metra u përpoq të rrezikoi mysafirët, por gjuajtja e tij ka qenë e plogsht.
Pas dy minutave pikërisht në minutën e 80-të, futbollistët e Tottenhamit organizojnë një kundërzbritje, kur më së miri gjendet brenda 16-shit i vetmuar futbollisti Peter Crouch, i cili pa vështirësi ka shënuar për rezultatin 1:0. Ky gol solli gëzim te madh te anglezët dhe rezultat që krijon një kapital të madh për ndeshjen e kthimit.
Milani ka vështirësuar shumë punët për ndeshjen e kthimit më këtë humbje nga anglezët dhe ballafaqimi kthyes do të jetë shumë i vështirë për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme.

Valencia barazoi me Schalken

Valencia nga Spanja dhe Schalke nga Gjermania dëshmuan lojë me rivalitet të madh. Valencia në pjesën e parë e ka pasur epërsinë me rezultat 1:0, falë golit të shënuar në minutën e 17-të nga futbollisti Soldado. Schalke që ka ish futbollistin e Real Madridit, Raul, ka treguar cilësitë e tij. Raul sa më i vjetër, po luan aq më mirë. Në minutën e 64-të, Raul ka barazuar shifrat 1:1 dhe heshti tifozët e Valencisë. Valencia barazoi 1:1 dhe e pret punë e zorshme në ndeshjen e kthimit në Schalke. Hero i këtij barazimit për gjermanët padyshim se ishte veterani Raul, por edhe futbollistë të tjerë treguan angazhim maksimal.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *