Home / Lajme / Maqedoni / Ultimatum për opozitën për kthimin në Parlament

Ultimatum për opozitën për kthimin në Parlament

25 shkurt-
“Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka theksuar se e hëna e ardhshme është afati i fundit për kthimin e opozitës në Parlament për të bashkërenduar aktivitetet lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Kryeparlamentari këto komente i bëri pas dështimit të disa takimeve me radhë të thirrura gjatë këtyre dy javëve për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të shqyrtuar kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me bojkotin.

“Është e pakuptimtë që ata që kërkojnë zgjedhje, në vend që të bisedojnë për pikat e propozuara për zgjidhje, ata i bëjnë obstruksione procesit”, theksoi Veljanovski, i cili shpreson se të hënën do të kthehen në Parlament deputetët e opozitës.

Ai theksoi se në rast se nuk kthehet opozita, maxhoranca do të jetë e detyruar për të vazhduar punët.

Sipas tij, në rast të pjesëmarrjes së opozitës do të zgjidhet kryetari i KSHZ-së, do të formohet komisioni për pastrimin e listave zgjedhore, të miratohen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe do të shqyrtohen kërkesat e opozitës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *