Home / Lajme / Maqedoni / Veljanovski – ndryshimet kushtetuese para deputetëve

Veljanovski – ndryshimet kushtetuese para deputetëve

16 shkurt-
eljanovski nëpërmjet një letre të hapur kërkoi nga kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe partive të tjera parlamentar, mbajtjen e një takimi ‘ad hock’, i zgjeruar dhe koordinues me të gjitha partitë, për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend

Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga deputetët e VMRO DPMNE-së, për largimin e Ministritë të Drejtësisë nga Këshilli Gjyqësor Republikan, Gjykata Supreme si dhe institucionalizimin e Entit për Revizion në kushtetutë, janë caktuar të debatohen në seancën plenare të Kuvendit më 21 shkurt.

Për BDI-në këto dy propozime, nuk janë kontestuese. Por nga partia e Ahmetit këmbëngulin në dy kërkesa të tjera që, ligjet të cilat miratohen nga kuvendi me Badenter, i njëjti parim të respektohet edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e dytë e partisë së Ahmetit ka të bëjë me emërimin dhe shkarkimin nga Këshilli i prokurorëve publik, edhe kjo me anë të Badenterit.

Kryetari i Kuvendit Veljanovski nuk deshi të komentonte kërkesat e BDI-së. Veljanovski nëpërmjet një letre të hapur kërkoi nga kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe partive të tjera parlamentar, mbajtjen e një takimi ‘ad hock’, i zgjeruar dhe koordinues me të gjitha partitë, për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend.

“Në letrën e hapur tregova në mënyrë kronologjike për të gjitha aktivitetet e mia dhe masat që janë ndërmarrë nga ana ime, nga takimi i liderëve deri sot, me qëllim ndërtimin e përbashkët të besimit dhe dialogut brenda në Kuvend. Për këtë qëllim thërras mbajtjen e një mbledhje të përbashkët në të cilën do t’i zgjidhnim të gjitha çështjet të cilat nga ana e partive politike që bojkotojnë Kuvendin, u nënvizuan si probleme” tha Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit.

Ndërsa opozita vazhdon të bojkotojë punimet e Kuvendit dhe këmbëngulë në kërkesat e tyre, kryetari i Kuvendit Veljanovski ka caktuar 24 shkurtin, datën e mbajtjes së seancës së radhës për pyetjet e deputetëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *