Home / Lajme / Maqedoni / VETËVENDOSJE!: Qeveria e Shkupit politika provokuese

VETËVENDOSJE!: Qeveria e Shkupit politika provokuese

13 shkurt-
“I bëjmë thirrje Qeverisë Maqedonase që të heq dorë nga politika të tilla provokuese, por të aplikojë një qasje politike ku respektohen të drejtat e popullit shqiptar si popull shtetformues”, thekson Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shprehur shqetësime lidhur me incidentin e sotëm në Kalanë e Shkupit, duke nënvizuar se Qeveria po udhëheq politika provokuese.

“Ne po i ndjekim me shqetësim zhvillimet e sotme në Maqedoni, me ç’rast protestës paqësore të shqiptarëve kundër ndërtimit të kishës ortodokse mbi themelet e Kalasë së Shkupit, iu kundërvunë grupe të organizuara maqedonase, të cilët e eskaluan situatën në dhunë. Konsiderojmë se vendimi i Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë për ndërtimin e kishës në themelet e Kalasë së Shkupit është përpjekje artificiale për tjetërsimin e historisë iliro-shqiptare, në vazhdën e politikës shoveniste maqedonase të nënpërfaqësimit të popullit shqiptar dhe vlerave e traditave të tij”, thuhet në reagimin e kësaj Lëvizje.

Në reagim gjithashtu shprehet përkrahje për mbrojtjen e Kalasë së Shkupit nga ndërtimet e tilla kozmetike me karakter politik.

“I bëjmë thirrje Qeverisë Maqedonase që të heq dorë nga politika të tilla provokuese, por të aplikojë një qasje politike ku respektohen të drejtat e popullit shqiptar si popull shtetformues”, thekson Lëvizja VETËVENDOSJE!
Gruevski. Dhuna e patolerueshme
Çdo dhunë, pavarësisht se nga cila palë vjen, patjetër duhet të dënohet. Njëkohësisht duhet të ftohen institucionet përkatëse, për t’i zgjidhur çështjet. Këtë e deklaroi sot kryeministri Nikolla Gtruevski, duke i komentuar incidentet që ndodhën sot në Kalanë e Shkupit.
“U bëj apel të gjithëve, se nuk guxojnë rastet e këtilla t’i shfrytëzojnë për qëllime partiake-politike. Ne nuk do të lejojmë që dikush në raste të këtilla të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve dhe t’i shfrytëzojë për interesa private. Do të bëjmë çmos që është në kompetencat tona që punët të marrin dinamikën e tyre të duhur”, porositi nga Prilepi, kryeministri Nikolla Gruevski.

Me një deklaratë të përbashkët VMRO-DPMNE dhe BDI dënuan incidentin në Kalanë e Shkupit duke i bëri thirrje partive politike dhe sektorit civil që t’iu qasen çështjeve të kësaj natyre, me gjakftohtësi. “Çështjet e tilla të ndjeshme duhet dhe mund të zgjidhen vetëm me dialog të hapur politik, dhe në institucionet e sistemit. Nuk mundet askush që çështjet e tilla të ndjeshme t’i shfrytëzoj për qëllime të tjera. Ju bindim se institucionet e vendit kanë kapacitet që ta zgjidhin këtë çështje të ndjeshme në të mirë të ardhmërisë demokratike të shtetit tonë të përbashkët. BDI dhe VMRO-DPMNE do të shfrytëzojnë të gjitha kapacitet politike të tyre dhe institucionet që ky incident të mos përsëritet në të ardhmen dhe nuk do të lejojmë që kjo të keqpërdoret nga parti politike dhe individë të caktuar”, thuhet në reagimin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka bërë thirrje sot për qetësi të dyja palëve të përfshira në incidentin në Kalanë e Shkupit.

Në një reagim të shkurtër të ambasadës drejtuar mediave është dënuar dhuna dhe incidentet që kanë shpërthyer sot në Kala, ku objekt i tensionimi të situatës ishte ndërtimi i një kishe- muze.

Ambasada e SHBA-ve i ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të gjejnë zgjidhje përmes dialogut të qetë dhe konstruktiv. Në reagim gjithashtu theksohet se po ndiqet nga afër situata e krijuar.

Delegacioni i Bashkimit Evropian deklaroi se dhuna nuk mund të jetë përgjigje ndaj probleme aktuale në Maqedoni.

“I bëjmë thirrje dyja palëve që ti lejojnë përfaqësuesit e zgjedhur legjitim politik të zgjidhin çështjet e hapura, për shkak se rëndësia e sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike është shumë e rëndësishme”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Shkup.

Në komunikatë përshëndetet deklarata e përbashkët e VMRO-DPMNE dhe BDI lidhur me dënimin e incidentit.

Delegacioni i BE-së theksoi se çfarëdo projekt i ndërtimit si ai në Kala duhet të jetë objekt i debatit të gjerë.

“Për çfarëdo qoftë aktivitete të ardhshme ndërtimi në Kalanë e Shkupit, besojmë se duhet të ketë dialog të gjerë që qytetarët të kuptojnë ato dhe të japin mendimin e tyre, për shkak se ato projekte janë të dedikuara për ta. Kjo duhet të ndodhë për të evituar situata e njejta që ndodhën sikur sot”, thuhet në reagimin e BE-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *