Home / Lajme / Rajon / Vlastimir Djordjevic shpallet fajtor për krime në Kosovë

Vlastimir Djordjevic shpallet fajtor për krime në Kosovë

23 shkurt-
Në aktgjykim është konfirmuar se gjenerali Djordjevic është përgjegjës për dëbimin e qindra mijë shqiptarëve, si dhe për vrasje dhe deportim të së paku 724 civilëve shqiptarë në varrezat masive në Batajnicë, Petrovom Selo dhe Klladovë, si dhe në liqenin e Peruçaqit në afërsi të Bajina Bashtës.

Tribunali i Hagës e ka dënuar të mërkurën gjeneralin e pensionuar të MUP-it serb, Vlastimir Djordjevic me 27 vjet heqje lirie, duke e shpallur fajtorë për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Gjeneral Djordjevic (62) është fajtor në të gjitha pikat e akuzës – për dëbim të dhunshëm, deportim, vrasje dhe dëbim të shqiptarëve të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 1999. Atëbotë ai ishte shef i resorit të sigurimit publik të MUP-it të Serbisë dhe ndihmësministër i Punëve të Brendshme.

Veprat penale janë kualifikuar si krim kundër njerëzimit dhe shkelje të zakoneve të luftës.

Në aktgjykim është konfirmuar se gjenerali Djordjevic është përgjegjës për dëbimin e qindra mijë shqiptarëve, si dhe për vrasje dhe deportim të së paku 724 civilëve shqiptarë në varrezat masive në Batajnicë, Petrovom Selo dhe Klladovë, si dhe në liqenin e Peruçaqit në afërsi të Bajina Bashtës.

Fshehjen e kufomave, si dëshmi për krimin e kryer, e kishte urdhëruar presidenti i atëhershëm i Serbisë, Slobodan Milosevic, ka sjellë aktvendim Tribunali i Hagës.

Këto krime, sipas aktgjykimit, janë kryer në kuadër të ndërmarrjes së organizuar për krim me qëllim që në mënyrë të fshehtë dhe me dhunë të largojnë popullatën shqiptare nga Kosova për të ndryshuar baraspeshën etnike dhe sigurimin e kontrollit të përhershëm në Kosovë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *