Home / Lajme / Maqedoni / Vlime brenda BDI-së nga zgjedhjet nëpër komuna

Vlime brenda BDI-së nga zgjedhjet nëpër komuna

5 shkurt-
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi paralajmëroi një muaj më parë për zgjedhjet brenda partiake dhe se në bazë të statusit të ri, ku thuhet se në rast se kryetari i degës fiton mandatin e kryetarit të komunës, atëherë atij i ndërpritet funksioni i kryetarit të degës. Andaj me këto ndryshime pritet të goditen disa figura të BDI-së që mbajnë edhe postet e dyfishta

BDI nëpër disa degë partiake ka nisur verifikimin e anëtarësisë dhe zgjedhjen e strukturave të reja, duke shkaktuar rigrupime dhe përçarje.

Burime pranë kësaj partie pranojnë se ka ndarje dhe përçarje të mëdha sa i përket garës për të përfituar postin e kreut partiak nëpër komuna. Janë disa nga degët e BDI-së dhe sidomos nëpër qendrat më të mëdha ku Ahmeti ka sugjeruar që të dalin figura të reja në kreun e partisë, me qëllim të riformatimit të degëve dhe rikthimit të elektoratit.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi paralajmëroi një muaj më parë për zgjedhjet brenda partiake dhe se në bazë të statusit të ri, ku thuhet se në rast se kryetari i degës fiton mandatin e kryetarit të komunës, atëherë atij i ndërpritet funksioni i kryetarit të degës. Andaj me këto ndryshime pritet të goditen disa figura të BDI-së që mbajnë edhe postet e dyfishta.

Në Tetovë u mbajt kuvendi zgjedhor dhe se nga detyra u largua ish-kryetari i komunës, Hazbi Lika. Zgjedhjet pritet të jenë problematike në Strugë, ku kryetari i komunës Ramiz Merko që njëherit është edhe kryetar dege ka deklaruar kohë më parë se në Strugë nuk do të ketë zgjedhje për kryetar të kësaj dege. Ndryshime të tilla pritet të ndodhin edhe në degë të tjera ku gjithashtu ka problematika të tilla.

Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, sekretari i përgjithshëm Ademi bëri të ditur kohë më parë se do të respektohet statusi partiak.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *