Home / Lajme / Maqedoni / Vojvoda Karposh vendoset pranë Urës së Gurit në Shkup

Vojvoda Karposh vendoset pranë Urës së Gurit në Shkup

6 shkurt-
Tre përmendoret e personaliteteve shqiptare si: Nexhati Agolli, ministri i parë i drejtësisë pas luftës së dytë botërore i cili u vra nga regjimi komunist; Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani janë paraparë në kuadrin e pesë përmendoreve që duhet të fillohen të punohen gjatë këtij viti .

Projekti grandioz “Shkupi 2014” dalë ngadalë po përmbyllet. Të shtunën në Shkup, pranë lumit Vardar, në afërsi të urës së gurit është vendosur edhe skulptura e vojvodës Karposh.
Skulptura e kryengritësit të Hajdutëve ‘Karposhi me kalë’, është e gjatë 5 metra, ndërsa së bashku me bazamentin 8.5 metra.

Autori i kësaj skulpture, Vojdan Zagrov deklaroi se, i janë dashur dy vite për ta realizuar këtë vepër. Ai sikur edhe kolegët e tij të tjerë që kanë punuar skulpturat, nuk ka dashur të zbuloj honorarin.

“Nuk do të tregoj numra. Është e çmueshme të punohet një skulpturë me dimensione të këtilla. Për mua paratë nuk janë me rëndësi”, deklaroi Zagrov. A ndjehet krenar se ka punuar një skulpturë të heroit maqedonas që ka luftuar për Maqedoninë.

Përderisa skulpturat maqedonase po vendosen në lokacionet e tyre të parapara, ato shqiptare duhet të presin edhe një kohë të gjatë.

Në vitin 2012 pritet të vendosen tre përmendoret e personaliteteve historike shqiptare në kuadër të projektit “2012”.

Informacioni i tillë bëhet i ditur nga komuna Qendër e Shkupit për agjencinë e lajmeve INA, duke nënvizuar se edhe 11 përmendore janë duke u punuar dhe ato do të vijojnë të realizohen përfundimisht nga fillimi i vitit 2011.

Tre përmendoret e personaliteteve shqiptare si: Nexhati Agolli, ministri i parë i drejtësisë pas luftës së dytë botërore i cili u vra nga regjimi komunist; Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani janë paraparë në kuadrin e pesë përmendoreve që duhet të fillohen të punohen gjatë këtij viti .

Këshilli i Komunës Qendër muajin e kaluar ka shpallur konkursin për punimin e projekteve ideore për ngritjen e përmendoreve të Josif Bagerit, Pjetër Bogdanit dhe Nexhat Agollit.

Komuna Qendër e cila është bartëse e realizimit të projektit “Shkupi 2014” në bashkëveprim me Qeverinë ka theksuar se nuk mjaftojnë paratë e siguruara për vitin 2011 në kuadër të buxhetit për realizimin e punimeve të projektit.

Kjo komuna ka siguruar nga buxheti i saj vetëm 1,8 milion euro për përmendoret, ndërsa llogaritjen e tyre janë për 32 milion euro, për të rrumbullakësuar projektin gati të tërësishëm të “Shkupi 2014”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *