Home / Sport / Volejboll, Shkëndija dërmoi Borecin

Volejboll, Shkëndija dërmoi Borecin

Klubi i volejbolli Shkëndija Tetovë ka shënuar start të suksesshëm të stinorit pranveror në Ligën e Parë të volejbollit të Maqedonisë, duke mundur Borecin me rezultat maksimal 3:0.Një moment interesant ndodhi në fund të takimit. Deri sa rezultati ishte 24:19 për Shkëndijën dhe ‘kuqezinjtë’ ishin në servis, publiku i pranishëm në sallë filloi të brohorasë emrin e veteranit të Shkëndijës, Pëllumb Vela, i cili ishte në pankinë. Publiku kërkonte inkuadrimin e tij në lojë, ndërsa trajneri Luma, nuk u’a la dëshiron pa realizuar, duke inkuadruar Velën në lojë. Kjo lëvizje u përshëndet nga tribunat, edhe përkundër faktit se Pëllumbi nuk pati mundësinë të ketë kontakt me topin, pasi Shkëndija mori me shpejtësi pikën, që ishte edhe e fundit në këtë përballje.

Klubi i volejbolli Shkëndija Tetovë ka shënuar start të suksesshëm të stinorit pranveror në Ligën e Parë të volejbollit të Maqedonisë, duke mundur Borecin me rezultat maksimal 3:0, 25:19, 25:18, 25:19 në sete. Kjo fitore dhe paraqitja e shkëlqyeshme vetëm vërtetoi edhe një herë ambiciet e Shkëndijës për fitimin e titullit të kampionit. Shkëndija pjesën e parë të sezonit e mbylli në ndarje të pozitës së parë me ekipin Strumica Xhio me nga 18-të pikë, ndërsa përgatitjet kualitative dimërore dhanë fryt që në ndeshjen e parë, duke mos diskutuar në asnjë moment fitoren. Në një atmosferë impozante që krijoi shoqata e tifozëve ‘Ballistët’ dhe në pranine e një numri të madh të tifozëve që kishin mbushur në maksimum kapacitetin e palestrës sportive, djelmoshat ‘kuqezi’ hapën fortë takimin, por përballë u shfaq kundërshtar që s’dorëzohej lehtë. Faza e parë e setit të parë kaloi me rezultat të baraspeshuar, mirëpo djelmoshat e Durim Lumës bënë diferencën pikërisht në momentet vendimtare, duke fituar setin e parë me rezultatin 25:19. Trajneri i Shkëndijës në setin e dytë kërkoi që volejbollistët e tij që në fazën e hershme të bëjnë diferencën, mirëpo ishin miqtë që kësaj rradhe kontrollonin rezultatin dhe vazhdimisht ishin në epërsi. Megjithatë Shkëndija kësaj rradhe solli një kualitet të saj të ri, duke treguar se ka karakter dhe kuptohet cilësi për tu rrikthyer, duke ngritur epërisë në 2:0, pasi arritën të çojnë rezultatin në 25:18. Seti i tretë ishte përsëri dinamik, por me një Shkëndijë të bindur në atë çka dëshiron dhe pas rezultatit 25:19, ‘kuqezinjtë’ me plotë merritë morën fitoren me rezultatin maksimal 3:0.
“Sigurisht që jemi të kënaqur me fitoren dhe me paraqitjen në ndeshjen e sotme. Treguam edhe një herë se kemi ekip të fortë, ndërsa paraqitja ndaj Borecit vërtetoi se ne kemi punuar mirë në fazën përgatitore. Publiku pati mundësi të shohë edhe ndihmën e madhe që do kemi nga përforcimet e angazhuara në ekip dhe për këtë unë jamë shumë optimist për të ardhmen”,-deklaroi menjëherë pas ndeshjes trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma, i cili edhe pse i vetëdijshëm për rëndësinë e takimit, gjatë gjithë ndeshjes vazhdimisht në lojë inkuadronte edhe volejbollistët më të rij, të cilët duket se piqen mirë në paraqitjet e ekipit të parë. Trajneri i Shkëndijës mendon se skuadra e tij tregoi edhe një herë se ka kapacitet për të luftuar për kreun e tabelës, duke shtuar se do të bëjnë gjithçka për të vazhduar me tempo të njëjtë edhe në vazhdim të kampionatit. “Jam shumë optimist për vazhdimin e kampionatit. Ne konfirmuam se jemi kandidati më i madh për titullin e kampionit dhe në vazhdim të kampionatit do të tentojmë të arsyetojmë këtë epitet. Dua të falemenderoj këtë publik të mrekullueshëm për mbështetjen që po na jep vazhdimsiht dhe shpresoj që në fund t’i gëzojmë me titullin e kampionit”,-përfundoi Luma.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *