Home / Sport / Volejboll, Shkëndija vazhdon luftën për titullin

Volejboll, Shkëndija vazhdon luftën për titullin

Të shtunën starton pjesa pranverore në kampionatin elitar të volejbollit të Maqedonisë, në të cilin Shkëndija e Tetovës synon titullin e kampionit.

‘Kuqezinjtë’ në ndeshjen e parë do të përballen me skuadrën e Borec-it nga Velesi në duelin ku kërkohet fitorja. Shkëndija me kohë filloi përgatitjet për sezonin pranveror, ndërsa fitimi i Super Kupës Mbarëkombëtare në Tiranë, ishte vetëm uveryrë pozitive për atë që pason në vazhdim të kampionatit. ‘Mendoj se jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë në start të suksesshëm të kampionatit. Skuadra e Borecit është ekip kualitativ dhe i papërshtatshëm, prandaj kërkoj nga djelmoshat e mi përqëndrim maksimal. Me lojë të sigurtë, të koncenturar dhe me angazhim maksimal duhet t’i qasemi sfidës me Borecin’, – deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma, i cili edhe një herë haptas konfrimoi se ekipi kërkon titullin e kampionit. ‘Ne ka kohë që kemi shprehur kandidaturën tonë për titullin e kampionit dhe për këtë na duhen vetëm fitore. Nuk llogaris në asgjë tjetër, veçse në fitore të sigrutë me rezultat maksimal’,-tha qartë Luma, i cili kundër Borecit për herë të parë në një ndeshje zyrtare do të mund të llogarisë në dy përforcimet e janarit Karanoviq dhe Ristevski. Rikujtojmë se skuadra e Shkëndijës pas fundit të pjesës së parë të sezonit është lidere e renditjes, së bashku me skuadrën e Strumica Xhios me nga 18-të pikë, ndërsa kundërshtari i sotëm Boreci mban pozitën e 4 me 17-të pikë. Sfida e sotme ka zgjuar interesim të madh në rajonin e Tetovës, ndërsa paralajmërohet prania e shoqatës së tifozëve ‘Ballistët’. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Boreci zhvillohet sot në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, me fillim në orën 18:00.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *