Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet eventuale të parakohshme, dëmtojnë ekonominë e vendit

Zgjedhjet eventuale të parakohshme, dëmtojnë ekonominë e vendit

23 shkurt-
Sa më shpejt dalim në zgjedhje dhe sa më shpejtë ata përfundojnë më mirë është për ekonominë, sektorin privat, për biznesmenët dhe reformat në Maqedoni”, tha Zoran Stavreski, ministër i Financa

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, drejtpërdrejtë do të ketë pasoja në ekonominë e vendit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja apo të vendit. Kështu thonë afaristët sipas të cilëve, në periudhë zgjedhore bizneset i ndërpresin të gjitha aktivitetet e tyre investuese, sepse presin klimë më të mirë biznesi.

“Zgjedhjet politike, definitivisht ndikojnë në vendime politike në ekonominë politike, por ne duhet të ndajmë këto procese nga bizneset sepse ai duhet të vazhdojë të funksionojë normalisht. Gjithsesi në planifikimin e një biznesi pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për investime të huaja apo vendore, mendoj se do të ndikojë sepse do të presin një klimë stabile ekonomike”, deklaroi Mile Boshkov, kryetar i konfederatës së punëdhënësve të Maqedonisë.

Se zgjedhjet do të ndikojnë në ekonomi dhe reformat ekonomike, e pranon edhe ministri i financave Stavreski, por thekson se reformat megjithatë i rrezikon dalja e opozitës nga kuvendi.
“Zgjidhja e kësaj krize përmes zgjedhjeve të parakohshme vetëm do të ndihmojë për zbatimin e reformave dhe për të gjithë do të jetë e qartë se kush do ta ketë pozitën për të formuar qeverinë, e cila do të formojnë politikën ekonomike dhe kjo është çështje më e rëndësishme për subjektet ekonomike.
Sa më shpejt dalim në zgjedhje dhe sa më shpejtë ata përfundojnë më mirë është për ekonominë, sektorin privat, për biznesmenët dhe reformat në Maqedoni”, tha Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Ndërsa ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, theksoi se në kohë kur kemi zgjedhje, ngrihet çdo vendimmarrje rreth ndonjë tenderi.
“Nëse ndodhin zgjedhjet nuk do të thotë që proceset apo projektet që janë nisur do të ndërpriten. Ato sipas ligjit për korrupsion gjatë periudhës së fushatës nuk mund të firmosen dokumentet, ndërsa procesi rrjedhë normalisht sipas të gjitha ligjeve ashtu siç janë paralajmëruar”, u shpreh Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.

Biznesmenët, dhe zyrtarët qeveritar presin që pas mbajtjes eventuale të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, reformat në ekonominë vendase të zhvillohen me intensitet më të lartë, ndërsa presin edhe rritjen e investimeve të huaja.Alsat

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *