Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet të parakohshme sa më shpejtë të jetë e mundur

Zgjedhjet të parakohshme sa më shpejtë të jetë e mundur

22 shkurt-
E vetmja alternativë për dalje nga kjo krizë dhe nga ky rrezik ku na futën VMRO-ja dhe BDI-ja janë zgjedhjet e parakohshme, edhe atë sa më shpejtë që është e mundur” ka thënë Selmani para banorëve të Sarajit.

Duke folur për krizën politike, ekonomike dhe sociale në vend, kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani ka drejtuar akuza në adresë të Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI, e cila sipas Selmanit, ka futur vendin në humnerë dhe rrezikon perspektivën e qytetarëve të këtij vendi.

“Kjo Qeveri e mbrapshtë nuk ka kapacitet të çojë proceset përpara. Dështimet ekonomike, provokimet e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare përmes projekteve monoetnike dhe monofetare, bllokimi i procesit integrues në NATO dhe BE, presioni ndaj mediumeve kritike dhe gjyqësisë janë arsye të bollshme për ju të nderuar që t’ia kërkoni mbrapa mandatin kësaj mazhorance parlamentare. E vetmja alternativë për dalje nga kjo krizë dhe nga ky rrezik ku na futën VMRO-ja dhe BDI-ja janë zgjedhjet e parakohshme, edhe atë sa më shpejtë që është e mundur” ka thënë Selmani para banorëve të Sarajit.

Në pyetjen e një qytetari se çka synon DR-ja në qeverisjen e ardhshme, Selmani prezantoi përcaktimet kyçe të partisë. “Për ne nuk është aspak e rëndësishme se kush do të dalë fitues në kampin politik maqedonas, ne kemi synimet tona: realizim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe barazi e plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndarje proporcionale të buxhetit përmes miratimit të tij me Badenter, ushtrim të një nga tre funksionet më të larta shtetërore (kryeministër ose kryetar Parlamenti) nga një shqiptar, integrim në NATO dhe nisja e negociatave me BE-në. Me besimin e popullit, DR këto synime mund t’i realizojë dhe të jenë të bindur se edhe do t’a bëjë” ka theksuar Selmani

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *