Home / Lajme / Maqedoni / Zhbogar: BE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni

Zhbogar: BE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni

3 shkurt-
“Në situatë të këtillë kur presim zgjidhje për çështjen e emrit që të hapen dyert për BE, shqetësohemi për lajmet se ka problem në dialogun politik deri në shkallën që opozita ta braktisë Parlamentin”, deklaroi Zhbogar.

Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar deklaroi se Maqedonia duhet në mënyrë më bindëse të motivoj dhe të ofrojë BE-në për procesin e saj të anëtarësimit.

“Sllovenisë i nevojiten argumente shtesë, arritje dhe reformat me të cilat do të munden kolegët brenda në BE në mënyrë më bindëse t’i motivojmë që ta mbështesin procesin e zgjerimit evropian kur bëhet fjalë për Republikën e Maqedonisë”, theksoi Zhbogar pas takimit me shefin e diplomacisë Antonio Milloshoski.

Zhbogar ka zhvilluar takime deri vonë edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe me liderët e partive më të mëdha politike për të arritur pajtueshmëri për zhbllokimin e dialogut dhe kthimin e opozitës në Parlament.

“Në situatë të këtillë kur presim zgjidhje për çështjen e emrit që të hapen dyert për BE, shqetësohemi për lajmet se ka problem në dialogun politik deri në shkallën që opozita ta braktisë Parlamentin”, deklaroi Zhbogar.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski pohoi se Qeverian ka qenë dhe mbetet e gatshme për dialog politik me çdo subjekt në Republikën e Maqedonisë në kuadër të institucioneve, për çdo kërkesë legjitime politike. Edhe liderët e partive politike të opozitës i kanë shprehur shqetësimet shefit të diplomacisë sllovene lidhur me mungesën e demokracisë dhe mosvullnetin e maxhorancës për hapjen e dialogut të mirëfilltë politi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *