Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski: Gruevski ka keqpërdorur paratë e shtetit

Zhernovski: Gruevski ka keqpërdorur paratë e shtetit

24 shkurt-
Lojë politike dhe manipulim, devalvim i angazhimeve të shtetit, i vlerësoi pyetjet e Zhernovskit kryeministri Gruevski duke potencuar se pohimet e tij janë të pasakta, ndërsa pjesë e rëndësishme e mjeteve financiare përveç për fushata informative, shfrytëzohen edhe për fushata ndërkombëtare dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë.

Në Parlamentin e Maqedonisë ka filluar seanca e 141-të në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve, që është praktikë e zakonshme për çdo të enjten e fundit të muajit.

Deputeti Andrej Zhernovski me pyetje deri tek kryeministri Gruevski lidhur, siç tha, me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për atë se sa para shpenzon Qeveria për fushata në mediat, nëse Maqedonia është e gatshme ta zbatojë projektin për votimin e diasporës dhe sa do të kushtojë i gjithë projekti.

Sipas Zhernovskit në vitin 2008 për fushata janë shpenzuar 10 milionë euro, ndërsa në periudhën e viteve 2008-2010, 6,1 milionë euro, ndërsa vetëm në “Republikë” janë derdhur tre milionë euro.

Lojë politike dhe manipulim, devalvim i angazhimeve të shtetit, i vlerësoi pyetjet e Zhernovskit kryeministri Gruevski duke potencuar se pohimet e tij janë të pasakta, ndërsa pjesë e rëndësishme e mjeteve financiare përveç për fushata informative, shfrytëzohen edhe për fushata ndërkombëtare dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë.

Gruevski pohon se VMRO-DPMNE asnjëherë nuk ka përdorur mjete financiare nga fushatat qeveritare për qëllime partiake, por Qeveria ka politikë të informimit më të madh të qytetarëve për të gjitha punët më të rëndësishme nga pjesa e projekteve të cilat zbatohen, por edhe projektet për jetesë shoqërore.

Për votimin e diasporës, kryeministri Gruevski konstatoi se me Zhernovskin dhe partinë e tij kanë qëndrime të kundërta politike dhe dallime serioze për atë nëse apo nuk duhet të votojë diaspora. Ai përkujtoi se VMRO-DPMNE edhe në program paralajmëroi se në mandatin e tij do të mundësojë votim, si premtim politik para qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *