Home / Lajme / Maqedoni / 10 vjet nga fillimi I luftës së UÇK-së në Tetovë

10 vjet nga fillimi I luftës së UÇK-së në Tetovë

14 mars-
”Përbetimi për atdheun nuk ka përfunduar. Kështu ka thënë Gjergj Skenderbeu kastrioti, se kur nuk është mjaft lufta për atdheun, kur nuk është mjaft derdhja e gjakut për atdheun” tha Veliu, gjatë shënimit të 10 vjetorit të fillimit luftës në Malësinë e Sharrit.

Me moton “Pranvera e Dinjitetit” sot në kalanë e fshatit Sellcë të Tetovës, u shënua 10 vjetori i fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë përvjetor jubilar janë bërë homazhe edhe në shumë fshatra të Tetovës ku prehen dëshmorët e vitit 2001.
Me këtë rast para të pranishmëve, foli kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së Fazli Veliu, i cili u ndal në sakrificën e popullit shqiptar për liri, të drejta dhe barazi.

”Përbetimi për atdheun nuk ka përfunduar. Kështu ka thënë Gjergj Skenderbeu kastrioti, se kur nuk është mjaft lufta për atdheun, kur nuk është mjaft derdhja e gjakut për atdheun” tha Veliu, gjatë shënimit të 10 vjetorit të fillimit luftës në Malësinë e Sharrit.

Ndërkaq, ish përfaqësuesi politik i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, ka ftuar për unitet faktorin shqiptar.”Akoma kemi nevojë të jemi të bashkuar se mjaft të përçarë jemi dhe kështu jemi joprofitabil.

Neve na duhet një mendim dhe veprim uniteti. Akoma ne shqiptarët nuk e kemi përfunduar idelalin tonë.

Nuk duhet të ketë kufi, gjëmba mes shqiptarëve”, ka thënë Ahmeti, transmeton Televizioni Koha në Tetovë

Ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika, i njohur si komandant Çela, ka përshëndetur 10 vjetorin e fillimit të luftës në Malësinë e Tetovës dhe ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan luftën e 2001-it.

Ndërkaq, edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku, ka përshëndetur shkurtimisht manifestimin e sotëm në kalanë e Sellcës.

Gjatë këtij viti jubilar u ndanë pllaketa me emblemën e UÇK-së, për familjet e dëshmorëve.

Ndryshe, 10 vjetori i krismave të para në Malësinë e Tetovës, mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave të armatosura të Maqedonisë, është shënuar me një program kulturo-artistik, ku kanë marrë pjesë artistët e njohur, Shkurte Fejza, Violetë Kukaj dhe aktori Çun Lajçi.

Në lidhje me manifestiminqë u mbajt në fshatin Sellcë, ka reaguar Shoqata e Veteranëve dhe invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Kalaja dhe kryetari i saj Izair Samiu, i njohur si komandant Baci.

Ai së bashku me 11 shokë të 14 marsit të vitit 200, të hënën në Kalanë e Tetovës, tha se lufta ka krisur në Kalanë e Tetovës e jo në kalanë e Sellcës. Ai ka paralajmëruar mbajtjen e një akademie përkujtimore kushtuar 14 marsit, që do të mbahet ditën e martë në Pallatine Kulturës në Tetovë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *