Home / Lajme / Maqedoni / “30 Pranvera frymëzim” në Tetovë

“30 Pranvera frymëzim” në Tetovë

26 mars-
Paskal Milo, foli për rolin e shtetit shqiptar dhe të Enver Hoxhës në përkrahjen që i dhanë studentëve të vitit 1981, por u kundërshtua nga kolegu i tij Sabri Godo i cili hedhi poshtë tezat e tij se Enver Hoxha ka ndihmuar cështjen e Kosovës.

Në Qendrën e Kulturës në Tetovë sonte është mbajtur Akademia “30 pranvera frymëzim”, që u organizua me rastin e 30 vjetorit të demostratave studentore të vititi 1981. Kryetari i Këshillit Organizativ të Manifestimit “30 pranvera frymëzim” Xhevat Ademi, duke përkujtuar me këtë rast të rënët dhe studentët e vitit 1981 , tha se “ai brez studentësh, dolën ballë për ballë diktaturës dhe makinerisë shtypëse të ish-Jugosllavisë për liri të drejta dhe shtet të pavarur të Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi të cilë për 30 vjet u angazhuan për çështjen shqiptare dhe veçanërisht për të madhëruar heroizmin dhe dashurinë për liri të studentëve të 1981”. Ademi vlerësoi se “pranvera e madhe e 1981-shit, ishte dhe vazhdon të mbetet frymëzim për gjithë shqiptarët dhe pikërisht për këtë arsye Akademia kushtuar këtyre demonstratave do të këtë emrin “30 pranvera frymëzim”.

Alfred Moesiu, ish-president i Shqipërisë, i cili edhe e shpalli të hapur këtë akademi, ka folur për sakrificën e popullit shqiptar në të gjithë trojet etnike, sakrificë e cila, sic ka thënë, ka dhënë frytet e saj. Në mesin e pjesëmarrësve të Akademisë ishte edhe djali i Adem Jasharit, Lulzim Jashari i cili përkujtoi se sakrifica e familjes së tij ishte pjesë e një sakrifice mbarëshqiptare. Përpjekjet e studentëve dhe të luftarëve shqiptar të ilegales për çështjen shqiptare ishin në fokusin e fjalimit të Idajet Hysenit, njërit ndër studentet e 81-shit dhe atdhetar i çështjes shqiptare. Ndërkaq Shpëtim Pollozhani, kryetar i ish-të burgosurve politik në Maqedoni mes tjerash është shrehur se shumë të burgosur politik dhe luftar të luftërave shqiptare janë ende pa status të zgjedhur.

Paskal Milo, foli për rolin e shtetit shqiptar dhe të Enver Hoxhës në përkrahjen që i dhanë studentëve të vitit 1981, por u kundërshtua nga kolegu i tij Sabri Godo i cili hedhi poshtë tezat e tij se Enver Hoxha ka ndihmuar cështjen e Kosovës.

“Enver Hoxha e ka shitur Kosovën ne vitin 1945 dhe ndihma që ai mund të kishte dhënë në 81-shin është shumë e pa vlefshme me dëmet që bëri ai në 45”, ka thënë Godo duke krijuar pakënaqësi te Milo, i cili doli sërish në foltore për të thënë se kjo ishtë një akadami përkujtimore dhe jo tryezë shkencore. Për Bajram Kosumin, lëvizja shqiptare ka një gjysmë shekulli prej Hasan Prishtinës dhe Ademi Demacit. Kundërshtarët tanë, tha ai, e kanë quajtur kundërevolucion, ndërsa ne e kemi quajtur revolucion, epokë, kryengritje paqësore etj.

Në këtë Akademi në mënyrë të vecant është vlerësuar ideatori dhe frymëzuesi i Demonstratave të 81-shit, Rafi Halili.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *