Home / Lajme / Maqedoni / Ademi:Guvernatori u zgjodh në mënyrë jotransparente

Ademi:Guvernatori u zgjodh në mënyrë jotransparente

13 mars-
I pyetur rreth idesë së Thaçit për një takim liderësh, Ademi, tha se “Thaçi nuk është në një pozicion të atillë që të caktojë takim liderësh, vendin dhe kohën, por ne si parti më e madhe jemi të hapur për një dialog konstruktiv dhe ne kemi qenë dhe jemi të hapur për takime”, tha Ademi.

Edhe kryesia qednrore e BDI-së nuk është e kënaqur me vendimin e presidentit të shtetit Gjorgji Ivanov për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës POpullore. Sipas sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, ky është një vendim arbitrar pa i konsulltuar partitë politike dhe BDI-në si subject.

“Edhe kryesia qendrore e partisë në mbledhjen e fundit e ka shqyrtuar propozimin e presidentit për guverator të bankës popullore dhe vazhdon të përkrah qëndrimin e kryetarit Ali Ahmeti, se ky është një vendim arbitrar nga ana e porpozuesit, dhe është marrë pa konsulltime me subjektet politike dhe neve si partie.

Konsiderojmë se ky vendim i presidentit duhet të tërhiqet dhe kryesia qendrore këtë do e përcjell në këshillin e përgjithshëm të partisë, e cila do të kërkojnë që kryetari I shtetit të tërhjek këtë vendim”, tha Ademi.
Ai më tej theksoi se BDI-ja nuk e konteston kandidaturën e tanishme por konteston mënyrën e përzgjedhjes, ku sipas Ademit, ka qenë jotransparente.

Ndërkaq, i pyetur rretha një dialogu të mundshëm dhe ulje në tryezë të përbashkët të liderëve shqiptarë, Ademi, tha se BDI, në vazhdimësi ka qenë për një dialog, jo vetëm tek subjektet shqiptare por edhe tek ato maqedonase.

I pyetur rreth idesë së Thaçit për një takim liderësh, Ademi, tha se “Thaçi nuk është në një pozicion të atillë që të caktojë takim liderësh, vendin dhe kohën, por ne si parti më e madhe jemi të hapur për një dialog konstruktiv dhe ne kemi qenë dhe jemi të hapur për takime”, tha Ademi.

Takim të liderëve nga Ahmeti, ka kërkuar edhe Imer Selmani.

Ai këtë ftesë e ka bërë gjatë ditës së diel, ku këshilli i kësaj partie kërkoi ndryshime në kodin zgjedhor, dhe bashkimin e njësisë 4 dhe 5. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *