Home / Lajme / Maqedoni / Ademi:Ose zgjedhje ose rregjistrim

Ademi:Ose zgjedhje ose rregjistrim

3 mars-
Deri më tani nuk është diskuatuar dhe nëse përcaktohemi për zgjedhje të parakohëshme atëherë me siguri se procesi i rregjistrimit do të shtyhet për në nëntor ose gjatë vitit të ardhshëm”, tha zëvendëskryeministri Ademi.

Nëse shkohet në zgjedhje të parakohëshme atëherë procesi i rregjistrimit i paraparë nga 1 deri më 15 prill do të prolongohet për në nëntor ose për vitin 2012.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohërit Abdilaqim Ademi, i pyetur rreth çështjes së rregjistrimit dhe prolongimit të mundshëm të këtij procesi. Ai tha edhe zgjedhjet edhe procesi i rregjistrimit nuk mund të shkojnë paralele dhe të kemi dy procese kualitative.

“Ligji për rregjistrimin e popullsisë ashtu siç theksuam edhe më herët parashikon që rregjistrimi të mbahet prej 1 deri më 15 prill, mirëpo duke pasur parasysh faktin që se po krijohet një atmosferë parazgjedhore në Maqedoni dhe mund të ketë zgjedhje të parakohëshme ne konsiderojmë se këto dy procese, zgjedhjet edhe rregjistrimi, nuk mund të zhvillohen njëkohësisht sepse është e pamundur që administrata ti përballojë dhe të kemi procese kualiteti edhe për rregjistrimin edhe për zgjedhjet dhe mund të shqyrtohet mundësia që rregjistimi të shtyhet.

Deri më tani nuk është diskuatuar dhe nëse përcaktohemi për zgjedhje të parakohëshme atëherë me siguri se procesi i rregjistrimit do të shtyhet për në nëntor ose gjatë vitit të ardhshëm”, tha zëvendëskryeministri Ademi.

I pyetur rreth konkursit dhe numrit tw vogël të rregjistruesve shqiptarë, Ademi ka konfirmuar se shqiptarët dhe turqit shumë pak kanë qenë të interesuar.

“Sipas informacioneve në konkursi e hapur nga KSHR nuk kanë kanë konkuruar numër i mjaftueshëm veçanërisht shqiptarët dhe turq dhe kjo mund të jetë edhe njëra nga arsyet se pse duhet të prolongohet rregjistrimi sepse edhe nëse përsëritet konkursi nuk ka kohë që të njejtit të trajnohen dhe të kemi proces kualitativ”, tha ai.

Ademi, theksoi se ndoshta ka munguar edhe senzibilizimi më i madh por edhe atmosfera parazgjedhore që mos të ketë më shumë kandidat për rregjsitrues dhe nënvizoi se javën e ardhshme mund të ketë vendim përfundimtar për prolongimin apo mosprolongimin e procesit të rregjistrimit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *