Home / Lajme / Maqedoni / ADSH pritet nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli

ADSH pritet nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli

23 mars-
Me këtë rast specializantët e Akadëmisë Diplomatike Shqiptare patën mundësinë që të bashkëbisedojnë drejtëprëdrejtë me kryeparlamentaren Jozefina Topalli për problematika që u interesojnë atyre në kuadër të specializimit që ndjekin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Kryetari i Akademisë Arsim Sinani e njohtoi kryetaren Jozefina Topalli për punën e Akademisë Diplomatike Shqiptare dega në Maqedoni duke vënë në pah rëndësinë e specializimit që e ndjekin specializantët e saj.

Në kuadër të praktikës diplomatike specializantët e Akademisë Diplomatike Shiptare udhëtuan në Shqipëri ku patën mundësi që të fitojnë njohuri të reja për marrëdhëni ndërkombëtare dhe diplomaci. Në vazhdë të kësaj një delegacion i Akademisë Diplomatike Shiptare dega në Maqedoni, e udhëhequr nga kryetari i saj Arsim Sinani dhe nga profesorë e specializantë të Akademisë bëri një vizitë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Delegacioni i Akademisë Diplomatike Shqiptare dega në Maqedoni u prit në një takim protokollar nga kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli.

Me këtë rast specializantët e Akadëmisë Diplomatike Shqiptare patën mundësinë që të bashkëbisedojnë drejtëprëdrejtë me kryeparlamentaren Jozefina Topalli për problematika që u interesojnë atyre në kuadër të specializimit që ndjekin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Kryetari i Akademisë Arsim Sinani e njohtoi kryetaren Jozefina Topalli për punën e Akademisë Diplomatike Shqiptare dega në Maqedoni duke vënë në pah rëndësinë e specializimit që e ndjekin specializantët e saj.

Specializantët patën mundësi ti parashtrojnë pyetje kryepalamentares Jozefina Topalli dhe të bashkëbisedojnë për tema që ata i interesojnë në lidhje me parlamentarizmin, diplomacinë dhe e panë nga afër se si funksionon tempulli i demokracisë.

Arsim Sinani në fund e falemnderoi zonjën Jozefina Topalli për angazhimin e saj të palodhur dhe në këtë vijë ai i ndau një mirënjohje në emër të Akadëmisë Diploamtike Shqiptare dega në Maqedoni me motivacionin për angazhimin e zonjës Jozefina Topalli në promovimin e vlerave në arsim, kulturë dhe për mbështetjen e që ajo e jep për brezin e ri.

Me këtë rast specializantët patën mundësi të shohim funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm të demokracisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *