Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Regjistrimi i popullsisë pas zgjedhjeve

Ahmeti: Regjistrimi i popullsisë pas zgjedhjeve

8 mars-
“Regjistrimi i popullsisë do të shtyhet duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në shtet dhe ambientin në të cilën gjendemi momentalisht. Regjistrimi do të mbahet në një kohë më të mirë”, deklaroi Ahmeti pas takimit me shefin e diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi sot se regjistrimi i popullsisë në Maqedonisë do të mbahet pas zgjedhjeve të parakohshme.

“Regjistrimi i popullsisë do të shtyhet duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në shtet dhe ambientin në të cilën gjendemi momentalisht. Regjistrimi do të mbahet në një kohë më të mirë”, deklaroi Ahmeti pas takimit me shefin e diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar.

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë më të përafërt për regjistrimin, por shtoi se ky proces duhet të realizohet pas zgjedhjeve të parakohshme.

Ahmeti deklaroi se me ministrin slloven kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, zgjedhjet e parakohshme, realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, proceset evrointegruese dhe çështje të tjera. Kreu i BDI-së deklaroi se për shtyerjen e regjistrimit ka biseduar më partinë partnere të koalicionit qeveritar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *