Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi ambasadoren greke Papadopoulou

Ahmeti takoi ambasadoren greke Papadopoulou

17 mars-
Në këtë takim kryetari Ahmeti siguroi ambasadoren Papadopolu se politika parimore e Bashkimi Demokratik per Integrim është ne funksion te arritjes se një zgjedhje te pranueshme për te dy palët dhe se çështja e zgjidhjes se emrit është me rëndësi te veçantë për Republikën e Maqedonisë, për rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike dhe forcimin e stabilitetit si ne vend ashtu edhe rajon.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka zhvilluar një takim me ambasadoren greke në Shkup, Aleksandra Papadopoulou, ku janë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

“Situata aktuale politike, kontestet dhe përparimet ne drejtim te integrimeve euro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike dhe aspekte tjera te jetës politike, ekonomike, sociale e kulturore ne vend ishin temat qe kryetari i BDI-se z.Ali Ahmeti i zhvilloi sot me ambasadoren greke”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.

Në këtë takim kryetari Ahmeti siguroi ambasadoren Papadopolu se politika parimore e Bashkimi Demokratik per Integrim është ne funksion te arritjes se një zgjedhje te pranueshme për te dy palët dhe se çështja e zgjidhjes se emrit është me rëndësi te veçantë për Republikën e Maqedonisë, për rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike dhe forcimin e stabilitetit si ne vend ashtu edhe rajon.

Në komunikatën partiake nënvizohet se ambasadorja Popadopoulou theksoi rëndësinë e intensifikimit te bisedimeve rreth kontestit te dy vendeve fqinje me qellim te tejkalimit te dallimeve dhe afrimit te vendit me afër familjes se madhe Evropiane, sigurisë dhe stabilitetit qe ofron anëtarësimi ne NATO dhe mirëqenies dhe stabilitetit ekonomik qe nënkupton anëtarësimi ne UE. Bashkëbiseduesit theks te veçante i dhanë ndërtimit te raporteve te fqinjësisë se mire, respektit te ndërsjelle, bashkëpunimit ekonomik e kulturor si dy vende fqinje.Një takim të njejtë Ahmeti ka zhvilluar edhe me ambasadoren holandeze dhe ambasadorë të tjerë evroperëndimor

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *