Home / Lajme / Maqedoni / Akademi “Pushka e Marsit 2001”

Akademi “Pushka e Marsit 2001”

16 mars-
Luftëtarët nuk sakrifikuan për ligje përbuzëse dhe as do të pranojnë ligje që do të barazonin luftëtarin me mercenarin. Luftarët kanë të kthjellët qëllimin e tyre, prandaj kurrë nuk do të jenë të qetë përderisa nuk do të realziohet plotësisht ky qëllim”, tha Samiu

Tetovë, 16 mars-Me rastin e dhjetë vjetorit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të martën mbrëma në qendrën për kulturë në Tetovë, në organizim të Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së Kalaja, është mbajtur një akademi përkujtimore. Me këtë rast, në këtë akademi kanë marrë pjesë ish pjesëtarë të UÇK-së, invalid lufte, familje të dëshmorëve dhe përfaqësues institucional.

Kryetari i ShVL-së Kalaja, Izair Samiu-Baci, tha se dhjetë më parë emri i Kalasë u dëgjua kudo, sepse shpërndau anekënd kërkesën me njerëzore, kërkesën për liri.

” Sot jemi mbledhur këtu për të dhënë porosi se kjo epope nuk do të hesht kurrë, përderisa nuk është realizuar ideali I atyre që nuk janë në mesin tonë. Jemi këtu për të kujtuar me dhimbje krenare të gjithë dëshmorët, të cilëve populli u bëri fole të përjetshme në zemrën e tij.

Luftëtarët nuk sakrifikuan për ligje përbuzëse dhe as do të pranojnë ligje që do të barazonin luftëtarin me mercenarin. Luftarët kanë të kthjellët qëllimin e tyre, prandaj kurrë nuk do të jenë të qetë përderisa nuk do të realziohet plotësisht ky qëllim”, tha Samiu.

Këtë manifestim e ka përshëndetur edhe Hetem Xheladini, sekretar i forumit për të drejtat e njeriut.

Në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, këtë manifestim e përshëndeti Ilaz Ibishi, udhëheqës i sektorit për informim dhe protokol në komunën eTetovës. Ibishi, tha se familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës duhet sa në shpejt tu zgjidhet statusi i tyre me ligj. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *