Home / Sport / Aliu: ‘Do shënoj dhe do fitojmë 3:0’

Aliu: ‘Do shënoj dhe do fitojmë 3:0’

‘Mendoj se do të arrij të shënoj gol dhe jam optimist se ndeshja do të kryhet me rezultat 3:0 për neve’, – foli me optimizëm sulmuesi i Renovës, Ylber Aliu, i cili paralajëmron fitore të sigurtë të kampionëve kundër Rabotniçkit.

Skuadra e Renovës kishte start të keq të sezonit pranveror duke u mundur 3:1 në fushë të Bregallnicës. Ajo disfatë ishte goditje e madhe për kampionët në fuqi në tentimin për të mbrojtur titullin e kampionit, pasi tani Shkëndija u ikë 4 pikë. ‘Mendoj që ndeshja me Bregallnicën ishte shumë e rëndësishme për ne dhe mund të them se filluam shumë mirë. Avansuam dhe pas golit të shënuar futbollistët tani disi menduan se ndeshjen do ta përfundojnë shumë lehtë dhe kjo gjë gjithmonë hakmiret, barazohet rezultati dhe në minutat e fundit pësojmë disfatë. Ekipi që pretendon për kreun e tabelës nuk guxon të sillet kështu. Ndoshta është ndeshja e parë dhe kjo çka ndodhi në xhiron e parë është për çdo kritikë dhe pas analizave të bëra jemi të vetëdijshëm se është lëshuar një rast i mirë që ne të jemi më afër kreut të tabelës apo të jemi më afër vendit të parë. Si do që te jetë neve na mbetet që të punojmë, të përmirësojmë lojën dhe këto gabime mos të përsëriten. Fatkeqësisht po them se një ekip me përvojë siç është Renova, kjo nuk guxon t’i ndodhë’- tha trajneri Bylbyl Sokoli. Megjithatë larg asaj se ‘gjipspunuesit’ kanë ndërmend të dorëzohen. Përkundrazi me vetbesim të theksuar në mundësitë e veta, ata paralajmërojnë së pari fitore kundër Rabontiçkit, ndërsa më pas edhe seri të gjatë pozitive. ‘Mendoj se ne jemi shumë mirë të përgatitur dhe mendoj se Rabotniçki ka një skuadër cilësore. Mirëpo ne jemi ekip me kualitet shumë më të mirë se Rabotniçki dhe mendoj se do të arrijmë fitore’- u shpreh Ylber Aliu, i cili në ndeshjen e parë mes këtyr sy dkuadrave ishte autor i golit të barazimit për Renovës, të cilëve u siguroi një pikë të rëndësishme. Aliu tani është optimist se do të regjistrohet përsëri në listën e golashënuesëve kundër ‘romantikëve’. ‘Mendoj se do të arrij të shënoj gol dhe jam optimist se ndeshja do të kryhet me rezultat 3:0 për neve’, – tha sulmuesi shtatëlartë i Renovës, duke marrë guximin të parashikojë edhe rrezultatin e takimit. Sipas tij Renova është optimiste për sezon të suksesshëm dhe këtë e bazon në faktin se ka shumë ndeshje për tu luajtur. ‘Mendoj se ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar dhe janë shumë pikë në lojë. Unë mendoj se do të arrijmë atë për çke jemi duke punuar në këtë kampionat. Besoj se do të arrijmë aty ku e kemi vendin, por do të shohim, koha do të tregojë. Mendojmë për vendin që kishim vitin e kaluar. Vendin e parë normal’,- përfundoi Beli, i cili pas pauzës kundër Bregallnicës për shkak të kartonëve, tani pritet që të udhëheqë sulmin e Renovës në tentimin për të mundur Rabotniçkin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *