Home / Sport / Ancelotti në mbrojtje të Torres: Po luan për skuadrën

Ancelotti në mbrojtje të Torres: Po luan për skuadrën

“Kjo për mua mjafton. Nuk e di nëse ka ndikuar tek ai mungesa e golit, për këtë duhet ta pyesni atë. Unë nuk kërkoj prej tij të shënojë me çdo kusht” tha italiani

Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, është vënë në mbrojtje të sulmuesit spanjoll, Fernando Torres, i cili ende nuk ka arritur të gjejë golin prej se u transferua nga Liverpuli në janar.

“Torres nuk ka shënuar, por unë nuk pres nga sulmuesit e mi vetëm të shënojnë. U kërkoj që të luajnë për skuadër, kurse Torresi po e bën mjaft mirë punën e tij. Njerëzit e vlerësojnë lojën e tij në bazë të golave, por unë i shoh gjërat e tjera tek loja e tij. Ai është angazhuar maksimalisht, i ka vënë nën presion mbrojtësit kundërshtar dhe ka lëvizur mirë në sulm” tha Ancelotti.

“Kjo për mua mjafton. Nuk e di nëse ka ndikuar tek ai mungesa e golit, për këtë duhet ta pyesni atë. Unë nuk kërkoj prej tij të shënojë me çdo kusht”, ka theksuar Ançeloti. Torres para se të transferohej te Çelsi, shënoi nëntë gola me fanellën e Liverpulit në këtë edicion.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *