Home / Lajme / Maqedoni / Anketa e Pavel Shatevit

Anketa e Pavel Shatevit

2 mars-
Sipas Institutit, në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, VMRO-DPMNE do të ketë 56 vende të deputetëve, LSDM 31, BDI do të kishte 17 deputetë, PDSH 7, Demokracia e Re 4 dhe PLD 2. Për partitë e tjera janë parashikuar tre vende të deputetëve.

Instituti “Pavel Shatev” ka bërë një simulim të vendeve të deputetëve sipas modelit të Dontit, në bazë të rezultateve të sondazheve të partive politike nga anketat e fundit të disa agjencive. Sipas Institutit, në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, VMRO-DPMNE do të ketë 56 vende të deputetëve, LSDM 31, BDI do të kishte 17 deputetë, PDSH 7, Demokracia e Re 4 dhe PLD 2. Për partitë e tjera janë parashikuar tre vende të deputetëve. Në bazë të këtyre rezultateve, Instituti arrin në përfundimin se mbi 50 për qind e qytetarëve do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që është një përqindje e ngjashme me atë të vitit 2008 dhe 2006, kur në zgjedhje dolën 56 dhe 58 për qind të atyre që kanë të drejtë të votojnë .

Simulimi i Institutit “Pavel Shatev” për vendet e deputetëve

VMRO DPMNE 56
LSDM 31
BDI 17
PDSH 7
Demokracia e Re 4
PLD 2
Të tjerë 3

Gjithsej: 120

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *