Home / Lajme / Maqedoni / Arifikmet Xhemaili sfidon Thaçin në kongres

Arifikmet Xhemaili sfidon Thaçin në kongres

8 mars-
Xhemaili, si funskionarë i lartë i PDSH-së, kandidaturën e tij për kryetar të PDSH-së e ka bërë të ditur gjatë kuvendit zgjedhor së degës së PDSH-së në Bogovinë, njoftojnë burime të Televizionit Koh

Arifikmet Xhemaili, ish ministër i Kulturës, në kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike Shqiptare, do të sfidojë liderin aktual të partisë Menduh Thaçi, në kongresin që duhet të mbahet shumë shpejt, pas përfundimit të zgjedhjeve së brendëshme partiake.

Xhemaili, si funskionarë i lartë i PDSH-së, kandidaturën e tij për kryetar të PDSH-së e ka bërë të ditur gjatë kuvendit zgjedhor së degës së PDSH-së në Bogovinë, njoftojnë burime të Televizionit Koha.

Xhemaili, kandidaturën e tij e ka paraqitur mënjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të degës në Bogovinë, ku këtë post do ta mbajë Zemri Asani, ndërsa në partinë e Thaçit, mohojnë të tregojnë emra të tjerë të cilët do të sfidojnë kryetarin e partisë, i cili morri postin në vitin 2007, pasi në këtë post më herët ka qëndruar 12 vite Arbër Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *