Home / Lajme / Maqedoni / Arrihet përparim i i caktuar në takimin e liderëve, vazhdim të ri të martën

Arrihet përparim i i caktuar në takimin e liderëve, vazhdim të ri të martën

21 mars-
Është arritur pajtim për Kodin zgjedhor gjegjësisht në këshillat zgjedhorë të ketë katër anëtarë partiakë, afati për kontroll të Listës zgjedhore të jetë 30 ditë nga formimi i Komisionit në Kuvend dhe të ridefinohen kufijtë e njësisë së gjashtë zgjedhore për shkak të numrit më të madh të votuesve nga ajo që me ligj është e lejuar.

Urim Hasipi
Është arritur përparim i caktuar lidhur me kërkesat e opozitës për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, vlerësuan pas takimit gjashtëorësh liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe Demokracisë së Re, Nikolla Gruevski, Branko Cërvenkovski, Ali Ahmeti dhe Imer Selmani. Edhe një takim i liderëve te presidenti Gjorge Ivanov është caktuar për të martën pasdite.

Është arritur pajtim për Kodin zgjedhor gjegjësisht në këshillat zgjedhorë të ketë katër anëtarë partiakë, afati për kontroll të Listës zgjedhore të jetë 30 ditë nga formimi i Komisionit në Kuvend dhe të ridefinohen kufijtë e njësisë së gjashtë zgjedhore për shkak të numrit më të madh të votuesve nga ajo që me ligj është e lejuar.

“Me qëllim që t’ia marrim edhe alibitë e fundit liderit të LSDM-së Cërvenkovski, pas të cilave fshihej morëm vendim të pranojmë gjëra të cilat ai i kërkon, ndërsa për të cilat kemi argumente serioze kundër, pranuam gjëra shtesë”, deklaroi Gruevski.

Ai informoi se në takim përqëndrimi ka qenë te katër kërkesat e LSDM-së dhe se dy prej tyre kushtimisht kanë pranuar.

“Pranuam dy kërkesa kushtimisht, që do të thotë se në qoftë se nuk shkon në zgjedhje nuk do t’i pranojmë as ato, sepse ne kemi argumente serioze kundër. Ndërsa ato janë kërkesa e LSDM-së që këshillat zgjedhorë të kenë prej gjithsej pesë, katër anëtarë partiakë, dhe të fitojnë tridhjetë ditë afat për kontroll të Listës zgjedhore të pastruar”, tha Gruevski. Ajo që, siç tha, nuk mund ta pranojnë gjegjësisht ose është jologjike ose nuk është në kompetencën e tyre janë zhbllokimi i llogarisë së A1 dhe ligjit për media. “Por edhe këtu vërejtëm se pas zgjedhjeve jemi të disponuar të japim debat publik më të gjërë në të cilin do të inkuadrohen edhe mediat për shkak se ata do të jenë lëndë e ligjit”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së. Për Cërvenkovskin, siç tha Gruevski, kjo nuk do të ishte e pranueshme.

Edhe krahas asaj që kushtimisht janë pranuar kërkesat e LSDM-së për këshillat zgjedhorë dhe për listën zgjedhore, në pyetjen e drejtpërdrejt të Gruevskit, lideri i opozitës ka thënë se nuk është arritur marrëveshje.

“Sërish nuk pranohen dhe konkludohet nga ana e tij se nuk kemi marrëveshje, dhe se nuk kthehet në Parlament, ndërsa në qoftë se shkojmë në zgjedhje se do t’i bojkotojë zgjedhjet. Duket se Cërvenkovski bën gjithçka që mundet që të mos ndodhin zgjedhje, ose nëse ndodhin t’i bojkojtojë. Por me pranimet e kushtëzuara po ia shkatërrojmë të gjitha alibitë dhe del në sipërfaqe shumë e qartë, dhe për ata të cilët ndoshta nuk e kanë pasur të qartë deri në fund, qëllimin i tij të bojkojtojë zgjedhje dhe të mos kthehet në Parlament”, deklaroi Gruevski.

Cërvenkovski, sipas tij, ka kërkuar edhe një takim i cili është pranuar.

Lideri i LSDM-së Cërvenkovski tha se edhe pse është bërë një përparim i caktuar, në qoftë se nuk përmbushen të gjitha kërkesat e tyre ata nuk do të kthehen në Parlament dhe se mbetet hapur mundësia për bojkotim të zgjedhjeve eventuale të parakohshme.

Konfirmoi se është arritur përparim për çështje të lidhura me Kodin zgjedhor, gjegjësisht për këshillat zgjedhorë tha se LSDM-ja ka hequr dorë nga kërkesa për kuota të garantuara për bashkësitë më të vogla etnike.

“Është arritur edhe parim për revidim të kufijve të njësisë së gjashtë zgjedhore, me kërkesë të Selmanit, për shkak të numrit më të madh të votuesve nga ajo që me ligj është e lejuar, si dhe për kontroll të Listës zgjedhore”, tha lideri i opozitës. Kontrolli, deklaroi Cërvenkovski, duhet të bëhet për tridhjetë ditë pasi që LSDM-ja të kthehet në Kuvend.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti takimin e vlerësoi si produktiv dhe konstruktive. “Ka afrim të pozicioneve midis palëve dhe për këtë arsye presidenti konvokoi vazhdim të takimit për të martën. Askush nuk mund të prejudukojë rrjedhën e bisedimeve, por shpresojmë se kjo atmosferë pozitive do të vazhdojë”, deklaroi Ahmeti pas takimit.

Për Imer Selmanin nga Demokracia e Re kërkesat që i ka parashtruar janë në drejtim që të bëhet një ligj i mirë për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *