Home / Sport / Arsenal rikthen portierin Jens Lehmann

Arsenal rikthen portierin Jens Lehmann

Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka rikthyer sërish në ekipin anglez ish-portierin e Topçinjve, Jens Lehmann.

Gjermani 41-vjeçar, i cili ka lënë futbollin verën e kaluar, është rikthyer në aktivitet me kërkesë të Wenger për të zgjidhur krizën në portën e Arsenalit pasi dy portierët polakë, Wojciech Szczesny dhe Lukasz Fabianski, janë të dy të dëmtuar.

Jens Lehmann ka luajtur për pesë vite me Arsenalin përpara se të largohej në vitin 2008 për tek Shtutgarti pas shumë konflikteve me portierin Manuel Almunia.

Lehmann do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit dhe mund të jetë me skuadrën për ndeshjen e ardhshme.

“Unë do të ndihmoj Almunian ose këdo tjetër që do të mbrojë portën e Arsenalit. E di që do të jem portieri rezervë. Nuk do të ketë rivalitet me Almunian si tre vite më parë. Jam shumë i lumtur që po i rikthehem futbollit”, u shpreh Lehmann.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *