Home / Sport / ‘Ballistët’ ngrejnë nivelin e tyre

‘Ballistët’ ngrejnë nivelin e tyre

Bashkë me skuadrën ‘rritje’ të madhe shënojnë edhe tifozët, ‘Ballistët’. Të udhëhequr nga një grup i mrekullueshëm të rrinjësh, studentë të vyer dhe djelmosha të shkëlqyer, ‘Ballistët’ gjithnjë e më pak përmenden në konotacion negative. Emri ‘Ballist’ nuk përmendet më vetëm në probleme, incidente, apo të ndryshme. Përkundrazi, ‘Ballistët’ tani më janë në qendër të vëmendjes për animin e tyre korrekt, për koreografitë e tyre të mrekullueshme që përmirësohen në vazhdimësi, për atmosferën e zjartë që arrijnë të prodhojnë dhe për mbështetjen që po i japin ‘të dashurës’ së tyre, Shkëndijës.

Grupi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës i njohur me emrin ‘Ballistët’ gjithnjë e më shumë është në qendër të vëmendjes. Jo se prania e tyre në skenë ndonjëherë ka munguar, mirëpo mënyra se si funksionojnë ata për momentin na detyroi të bëjmë këtë shkrim. Pa keqkuptime, por duke u bazuar në të kaluarën emri i tyre jo rrallë është përmendur në konotacion negativ. Ata gjithnjë kanë qenë të mrekullueshëm në mbështetjen e skuadrës, mirëpo në raste të caktuara, ndoshta të manipuluar nga ‘dikush’ kanë qenë shkaktarë të incidenteve, ndërprerjeve, zënkave, trazirave, e të ndryshme, gjithnjë duke dhënë shkak dhe arsye për ‘ata’ që mezi se pritnin të ndëshkojnë ‘skuadrën simbol të shqiptarëve në Maqedoni’, Shkëndijën. Disa herë me të drejtë, në të shumtën e rasteve pa të drejtë, mirëpo arsye është gjetur. Në mes shumë shembujve do përmendim vetëm ata që janë më të freskët, të këtij sezoni. Në javën e parë të kampionatit aktual në Tetovë përballeshin Shkëndija dhe Teteksi, në një ndeshje që dhuroi futboll të bukur, posaçërisht nga ‘kuqezinjtë’, ndërsa ‘Ballistët’ në tribuna ishin të shkëlqyeshëm. Ishin tifozët e Teteksit që e inicuan ndërprerjen duke hedhur gaz lotsjellës në terren, ndërsa Shkëndija u dënua zhvillimin e dy ndeshjeve pa publik. Më vonë në ngjarja e Kërçovës u bë shumë e njohur, si rezultat i së cilës ‘Ballistëve’ u ndalua deri në fund të sezonit të ndjekin ndeshjet si mysafirë, deri sa Shkëndija u desh të paguajë një shifër të madhe në të holla. Raste të këtilla ka patur shumë, FFM ka ndëshkuar klubin tetovar edhe pa arsye, shumë raste të ngjashme në mos më të mëdhaja janë toleruar kur në pyetje kanë qenë skuadra dhe tifozë tjerë, mirëpo Shkëndija vazhdimisht ndëshkohej. Është klub i madh, apo jo? Të paktën Shkëndija këtë vit është duke ecur në rrugë të mbarë për tu rritur edhe më shumë si skuadër, duke qenë afër titullit të kampionit. Por e bukura është se bashkë me skuadrën ‘rritje’ të madhe shënojnë edhe tifozët, ‘Ballistët’. Të udhëhequr nga një grup i mrekullueshëm të rrinjësh, studentë të vyer dhe djelmosha të shkëlqyer, ‘Ballistët’ gjithnjë e më pak përmenden në konotacion negative. Emri ‘Ballist’ nuk përmendet më vetëm në probleme, incidente, apo të ndryshme. Përkundrazi, ‘Ballistët’ tani më janë në qendër të vëmendjes për animin e tyre korrekt, për koreografitë e tyre të mrekullueshme që përmirësohen në vazhdimësi, për atmosferën e zjartë që arrijnë të prodhojnë dhe për mbështetjen që po i japin ‘të dashurës’ së tyre, Shkëndijës. Dhe jo vetëm kaq, ngritja e nivelit të kulturës, vetëdijes, përkushtimit, fanatizmit, perfromanës dhe fer-playt të ‘Ballistëve kalon kufijtë dhe bëhen shembull për të mirë edhe në ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë. Prandaj ata merritojnë një ‘JU LUMTË’, meritojnë çdo lëvdatë dhe përgëzim. Ata me të vërtetë tani janë simbol dhe krenari e Tetovës. Prandaj ky shkrim u dedikohet plotësisht ‘Ballistëve’ dhe vetëm atyre. Ata që tani më e kanë të qartë se nuk ndihmohet skuadra me sulm ndaj kundërshtarit, por me brohoritje të vazhdueshme. Ata që dinë të mbështesin ekipin edhe në rrezultat negativ (Skopje-Shkëndija, skuadra humbiste 2:0, më vonë 3:1, ndërsa ‘Ballistët’ nuk ndalën këngën) duket se kanë kuptuar se skuadra e tyre është më e rëndësishmja, skuadra duhet mbështetur edhe në dështime, pasi një fitore e tyre kompenson çdo gjë. Prania gjithnjë e më e madhe në tribunën ‘Marshin Beqiri’ është një fakt tjetër për rritjen e tyre të vazhdueshme. Sjellja në skenë e këngëve të reja, unikate dhe të vetat është tjetër kualitet i ‘Ballistëve’, ndërsa më e bukura ndër të bukurat është se dalëngadalë sharjet minimizohen në fjalorin e tyre. Duket se ‘Ballistët’ kanë arritur një nivel të kulturës së mirfilltë europine, duke demantuar gjithë ata që i pretendojnë si huliganë. Nuk ka të tillë në mesin e ‘Ballistëve’ dhe kjo dëshmohet në çdo ditë të re. Sinjali i fundit se ‘Ballistët’ po ecin në rrugë të mbarë është ndeshja e kombëtares shqiptare të futbollit me Bjellorusinë. Atje grupi tetovar thjesht ishin të mrekullueshëm. Dhe këtë nuk e themi ne, por e thonë të gjithë ata që ishin të pranishëm në këtë sfidë. E thonë tiranasit, korçarët, vlonjatët, … e thotë tërrë Shqipëria, madje edhe Kosova. Vetë garidani i Shqipërisë Sajmir Ujkani pas ndeshjes me Bjellorusinë ka lavdëruar mbështetjen e tifozëve, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur enkas tetovarët. Padyshim ai e ka ndjerë prej ku vjen përkrahja. Komente mirënjohëse, falemenderuese dhe lavdëruese për ‘Ballistët’ nga të gjitha anët mund të lexohen në media të ndryshme, forume dhe të ndryshme. Dhe me të vërtetë krenaria është e madhe për çdo anëtar të ‘Ballistëve’, por edhe për të gjithë tetovarët, pasi në një mënyrë kultura e tyre prezentohet përmes të rrinjëve. Prandaj deri diku habit fakti i heshtejs së disa mediave në vend. Ku janë tani për të lavdëruar ata, që i shanin pa hezitim sa herë që jepej mundësia, qoftë edhe më e vogël. Ku janë tani për të përmendur sjelljen e një grupi të tifozëve, që janë duke ecur në rrugë të mirëfilltë. Ndoshta si kanë parë, ndoshta s’kan dëgjuar. Por mundësi kishin plot. Çdo ndeshje e Shkëndijës është mundësi për një gjë të tillë, takimi i kombëtares së Shqipërisë gjithashtu. E nëse kjo nuk mjaftoi, të dielën ka një mundësi të re. Shkëndija luan me Teteksin, ndërsa ‘Ballistët’ paralajmërojnë spektaklin e rradhës. Dhe kush mendon, dyshon apo frikësohet nga ndonjë incident eventual, gabohet rrëndë. ‘Ballistët’ janë pjekur sa duhet dhe nuk kanë ndërmend të bien pre e kurfarë provokimi të palës tjetër. Ata le të bëjnë kurthe sa të duan, le të shajnë, ofendojnë dhe provokojnë, ‘Ballistët’ premtojnë se do të orientohen në përkrahjen e Shkëndijës dhe vetëm Shkëndijës. Nuk kanë ‘veshë’ për të dëgjuar dhe kushtuar vëmendje sharjeve, pasi tani më kultura e çdo ballisti është drejtuar kah suksesi. Pa sharje, ofendime, provokime dhe ekcese, tifozët tetovarë do mbështesin Shkëndijën për të fituar së pari Teteksin, pastaj gjithë skuadrat tjera që do i dalin përpara, për ta arritur qëllimin krysor, titullin e kampionit. Dhe…, atëherë ndoshta të gjithë më mirë do të kenë mundësinë të shohin se si festojnë ‘Ballistët’ dhe Shkëndija e tyre e çmuar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *