Home / Sport / Barca dhe Shakhtari në çerekfinale!

Barca dhe Shakhtari në çerekfinale!

Barcelona e Shakhtar janë dy emrat e parë që kualifikohen për në fazën cerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në Kamp Nou, katalanasit fituan ndaj Arsenalit me rezultatin 3-1 duke përmbysur rezultatin e dy javëve më parë kur ishin mposhtur në Londër nga topcinjtë 2-1.
Vendasit, megjithëse ngulmuan thuajse gjatë gjithë minutave të pjesës së parë, golin e gjetën vetëm në sekondat shtesë. Ai që shënon është i zakonshmi Mesi që con skuadrën e Guardiolas të qetë në dhomat e zhveshjes.
Pak minuta nga nisja e pjesës së dytë, Arsenal barazon gjithcka kur në një goditje këndi të ekzekutuar nga Nasri, Buske shtyn gabimisht topin në portën e vet. Por gëzimi i golit ftohet shpejt për skuadrën angleze, e cila vetëm 3 minuta me vonë mbetet me 10 lojtarë në fushë pas largimit me dy kartona të verdhë të Van Persi. Një vendim i dyshimtë ky i gjyqtarit Busaka, që ndëshkoi holandezin pas goditjes së topit kur ishte në pozicion jashtë loje, edhe pse Van Persi u justifikua se nuk e kishte dëgjuar fërshëllimën e tij.
E ndodhur në epërsi numerike, Barca e ka më të lehtë të diktojë lojën e saj në fushë. Frutet e pasimeve të shkurtra e të shpejta, katalanasit i marrin në minutën e 69 kur Ksavi shënon duke kaluar skuadrën e tij sërish në avantazh. Vetëm 2 minuta më vonë, Busaka akordon një 11 metërsh kundër Arsenalit. Ekzekutimi i Mesit është i saktë. Barcelona shënon golin e tretë që përkthehet në kualifikim për në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Në ndeshjen tjetër, Roma, edhe pse me trajner të ri tashmë, jo vetëm që nuk ka mundur të përmbysë rezultatin e Olimpikos kur u mposht nga ukrainasit e Shakhtar 2-3, por përkundrazi, verdhekuqtë edhë në këtë takim janë mposhtur pastër 3-0 nga vendasit. I pari që shënoi për ukrainasit ishte Hubshman në minutën e 18, për të ardhur më pas tek goli i Silvas në minutën e 59 e tek rrjeta e Eduardos në minutën e 87 që vulosi gjithcka.
Liga e Kampioneve rikthehet të mërkurën me dy ndeshjet e tjera të kësaj faze, ku Milani do të udhëtojë drejt Londrës me misionin e vështirë për të përmbysur rezultatin 0-1 të San Siros. Ndërkohë, pas barazimit 1-1 në Mestaja, Shalke 04 dhe Valencia do të përcaktojnë gjithcka në 90 minutat e dyta në Gjermani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *