Home / Lajme / Rajon / Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë vetëm në BE

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë vetëm në BE

18 mars-
Haxhinasto tha se idetë për ndryshim të kufijve në Ballkan janë të dëmshme për shqiptarët. Sipas tij bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.

Shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili ka mbërri për një vizitë dyditëshe në Kosovë, ka mbështetur dialogun e nisur mes Kosovës dhe Serbisë. Ai, ka thënë se negociatat me Serbinë do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Ai po ashtu ka premtuar vazhdimin e mbështetjes nga Shqipëria në procesin e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gajtë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve në fushën e politikës së jashtme dhe të diplomacisë, në funksion të rritjes së numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.

kryeministri Thaçi ka falënderuar ministrin Haxhinasto dhe Qeverinë shqiptare për kontributin e madh që i kanë dhënë Republikës së Kosovës në procesin e njohjeve për shtetin e Kosovës dhe afirmimit të të arriturave të shtetit të ri në botë.

Pas takimit që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, Haxhinasto ka premtuar se vendi i tij do të ndihmojë shtimin e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës.

Sa i përket çështjes së shqyrtimit të njohjes së Kosovës nga ana e Izraelit, ai ka thënë se Izraeli është duke e shqyrtuar seriozisht njohjen.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka ripërsëritur se është kundër idesë së bashkimit kombëtar për shkak se, siç ka thënë, synimi i dy vendeve është integrimi në Bashkimin Evropian.

Haxhinasto tha se idetë për ndryshim të kufijve në Ballkan janë të dëmshme për shqiptarët. Sipas tij bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.

Haxhinatro është takuar edhe me kryeministrinë e vendit, Hashim Thaçi, por nuk ka pasur deklarata për media. Gjithashtu, Haxhinasto do të zhvillojë takime me drejtues të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, EULEX-it dhe LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së. Në vijim të vizitës së tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto, do të bëjë vizitë në familjen Rugova dhe homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, si dhe do të vizitojë Memoralin dhe familjen Jashari në Prekaz

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *