Home / Lajme / Maqedoni / Bastisje në Xhepçisht.Reagon Familja

Bastisje në Xhepçisht.Reagon Familja

4 mars-
Njësitet speciale policore sot në një operacion në fshatin Xhepçishtë të Tetovës në kërkim të armëve kanë arrestuar disa persona.

Familja Ismaili nga fshati Xhepçishtë e Tetovës është bastisur mbrëmë nga ana e njësiteve policore në kërkim të armëve, me ç`rast janë arrestuar dy anëtarë të kësaj familje.

Kryefamiljari Izair Ismaili deklaroi sot se forca të mëdha policore kanë ndërhyrë dhe kanë bastisur deri në orët e mëngjes gjithë shtëpinë e tij dhe objektet përreth në kërkim të armëve. Ai ka reaguar për demolimet dhe ndërhyrjen siç theksoi të “vrazhdë policore duke thyer gjithçka nëpër shtëpi”.

Ai thekson se nuk bëhet fjalë për kontrabandim me armë, por se ai është një zanatçi për riparimin e armëve dhe disponon licencë për këtë.

MPB pritet në një konferencë me mediat sot të publikojë tërë aksionin e realizuar, siç thuhet në kërkim të armëve ilegale. Sipas burime jozyrtare, gjatë këtij aksioni janë arrestuar 9 persona, ndërsa aksioni ishte ndjekur disa muaj më parë. Aksioni është kryer edhe në disa vendbanime tjera të Tetovës, me ç`rast janë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit.

“Në shtëpi na kanë marrë armët që i posedojmë me leje si dhe uniformat e ish-UÇK-së që i kemi kujtim nga lufta. Gjithashtu në mënyrë brutale janë arrestuar djemt e mij Imeri 34 vjeçar dhe Serveti 25 vjeçar, të cilët janë arrestuar jashtë shtëpisë dhe të cilëve nuk i janë gjetur armë. Nuk është normale që mbi 300 policë të ndërhyjnë ashtu në mënyrë brutale, sepse nuk ka asgjë të bëjë me akuzat e ngritura”, theksoi , Izair Ismaili, i cili kërkon lirimin e djemve të tij.

Pranë kësaj familje sot ka qëndruar edhe deputeti i zonës, Daut Rexhepi – Leka, i cili e ka quajtur vepër represive ndërhyrjen e tillë policore, gjojë në kërkim të armëve dhe kontrabandës.

“Kjo është vazhdim i represionit në emër të kërkimit të armëve, por njëkohësisht edhe hakmarrje ndaj familjes Ismaili, e cila ka ndihmuar UÇK-në gjatë 2001”, theksoi deputeti i pavarur Rexhepi, duke apeluar për lirimin e djemve të arrestuar.

Qindra polic të armatosur të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të enjten mbrëma kanë bastisur tre shtëpi të familjes Ismaili në fshatin Xhepçisht, theksojnë në shtëpitë ku është kryer aksioni policor. Aksioni policor ka zgjatur më shumë se 5 orë, ndërsa preteksi i policisë ka qenë për të gjetur armë në këto shtëpi.

Me vete policia ka marrë dy persona edhe atë Imer Ismaili 36 vjeçar dhe Servet Ismaili 28 vjeçar. Familja thotë se deri ende nuk dijnë se ku gjendet Serveti, ndërsa njëri gjendet në stacionin policor në Auto Komandë në Shkup.

Hasmije Ismaili, pjesëtare e kësaj familje rrëfen se policia përveçse që nuk ka lejuar lëvizje nëpër shtëpi, ato kanë pasur edhe sjellje të pahijshme me të shara dhe bërtitje. Sipas saj, policia gjatë natës poashtu ka punuar vende të ndryshme edhe në pyllin e afërm.

Ajo rrëfen se si policia ka bastisur shtëpitë e tyre gjatë orëve të mbrëmjes deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ndërsa në momentin e bastistjes në shtëpi nuk ka pasur asnjë burrë, ndërsa gratë kanë qenë të trishtuara nga zhurma që kanë shkaktuar pjesëtarët e armatosur dhe të maskuar gjatë këtij aksioni.Ndërkohë, sipas informacioneve tona, familja Ismaili, ka poseduar puntori për riparimin e armëve për çka edhe ka poseduar leje dhe vërtetime adekuate.

Diplomat, vërtetimet dhe lejet për këtë punëtori, policia nuk i ka marrë, ndërsa me vete sipas familjarëve kanë marrë pushkë të vjetra, ndërsa disa kanë qenë me leje, kurse në mesin e tyre edhe pushkë gjuetie. Në këtë fshat thonë se të arrestuarit gjatë kohës së luftës kanë riparuar pushkët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kurse theksojnë se aktiviteti i tyre ka qenë legjitim.

Ndërkaq, deputeti i pavarur Daut Rexhepi i njohur si komandant Leka, që ka qenë edhe komandant i Brigadës 112 Mujdin Aliu, në një reagim me shkrim ka dënuar këtë aksion ku thekson se pushteti aktual dëshiron të hakmeret ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe të gjithëve që kanë kontribuar në luftën e 2001-it.

Deputeti Rexhepi, në reagimin e tij, kërkon lirimin e mënjëhershëm të dy të arrestuarve dhe kërkon ndaljen e presioneve, proceseve të montuara dhe bastisjeve në zonat shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *