Home / Lajme / Maqedoni / BDI nuk pranon Bogovin për guvernatorë

BDI nuk pranon Bogovin për guvernatorë

10 mars-”Kërkojmë që të tërhiqet propozimi që Dimitar Bogov të zgjidhet guvernatorë, pasiqë i njejti është dhënë pa asnjë konsultim. Në rast se ky propozim nuk tërhiqet BDI-ja, do të votojë kundër”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Ademi.

Bashkimi Demokratik për Integrim është shprehur kundër propozimit të Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, që Dimitar Bogov të jetë Guvernatori i ri i Bankës Popullore të Maqedonisë.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së,njëherit edhe zëvendëskryeministër, Abdilaqim Ademi ka kërkuar nga Presidenti Ivanov, që ta tërheqë kandidaturën e Bogovit përndryshme partia e Ahmetit do të votojë kundër.

”Kërkojmë që të tërhiqet propozimi që Dimitar Bogov të zgjidhet guvernatorë, pasiqë i njejti është dhënë pa asnjë konsultim. Në rast se ky propozim nuk tërhiqet BDI-ja, do të votojë kundër”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Ademi.

Ndërkohë dje Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov propozoi Dimitar Bogovin, për guvernator të ri të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë(BPRM), në vendin e Petar Goshevit, mandati i të cilit skadon në maj.

Sipas Kabinetit të Ivanovit, presidenti mendon se me propozimin Maqedonia do të fitojë guvernator i cili më me përgjegjësi do ta kryejë funksionin në pajtim me prioritetet strategjike për zhvillimin më dinamik ekonomik dhe nxitjen më energjike të ripërtëritjes ekonomike të vendit pas krizës ekonomike.Zhurnal.mk

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *