Home / Lajme / Maqedoni / BDI: PDSH-DR nuk po arrijnë të lirohen nga logjika serviliste

BDI: PDSH-DR nuk po arrijnë të lirohen nga logjika serviliste

15 mars-
“BDI nuk do të lejoj që të bëhet pjesë e këtij folklori parazgjedhor, sepse ne mbrojmë vetëm interesat e votuesve tanë, që na kanë dhënë legjitimitetin. Na vjen keq që dikur PDSH a sot fraksionet PDSH-DR nuk po arrijnë të lirohen nga logjika serviliste dhe përçarëse e cila ishte vendimtare dhe shkaku i vetëm për hyrjen e tyre në qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet të shqiptarëve në vitin 2006”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate për shtyp thotë se, shpreh keqëardhje që partitë opozitare shqiptare në përpjekje të radhës për të mbledhur poenë politikë, në tentimin e tyre për të dalë nga rrethi i tyre magjik i rejtingut 2 deri më 3 % , po përpiqen të na involvojnë, respektivisht të na bëjnë pjesë të një përplasjeje politike që zhvillohet në kampusin politik maqedonas.

“BDI nuk do të lejoj që të bëhet pjesë e këtij folklori parazgjedhor, sepse ne mbrojmë vetëm interesat e votuesve tanë, që na kanë dhënë legjitimitetin. Na vjen keq që dikur PDSH a sot fraksionet PDSH-DR nuk po arrijnë të lirohen nga logjika serviliste dhe përçarëse e cila ishte vendimtare dhe shkaku i vetëm për hyrjen e tyre në qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet të shqiptarëve në vitin 2006”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI thotë se dallon nga dy subjektet opozitare shqiptare PDSH e DR.

“Me këtë rast, ne sigurojmë të gjithë shqiptarët se BDI nuk është si ju: për interesat e shqiptarëve ne nuk thirremi në forcën dhe legjitimitetin e “partnerëve strategjik” e tradicional, por përherë i’u dalim zot vetë. Ky është dallimi thelbësor mes vlerave dhe përcaktimeve të BDI-së dhe fraksioneve PDSH e DR”, thuhet në fund të reagimit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *