Home / Lajme / Maqedoni / BDI shqyrton daljen nga qeveria

BDI shqyrton daljen nga qeveria

17 mars-
Sonte në Tetovë kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, mban mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të dilet me ndonjë qëndrim eventual për braktisje nga qeveria.

BDI heshtë lidhur me përçarjet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE, ndërsa asnjë deputet i BDI-së nuk është paraqitur sot në Parlament. Mungesa e deputetëve të BDI-së ka bërë që kryeparlamentari Trajko Veljanovski të shtyjë seancën për ditën e nesërme.

Prej orëve të mëngjesit janë mbajtur pesë mbledhje të komisioneve parlamentare, por në asnjërën prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e partisë së Ahmetit.

Nga kjo parti nuk bëjnë të ditur qëndrimet më të reja partiake, mirëpo ato konfirmojnë se kryesia partiake mbrëmë ka diskutuar krizën e krijuar midis partnerëve të koalicionit, me zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Popullore pa mbështetjen e tyre. Një zyrtar i BDI-së i ka thënë sot mediave maqedonase se bëhet fjalë për krizë më të thellë midis partnerëve të koalicionit.

Sonte në Tetovë kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, mban mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të dilet me ndonjë qëndrim eventual për braktisje nga qeveria.

Bashkimi Demokratik për Integrim, një kohë të gjatë është I margjinalizuar nga ana e Nikolla Gruevskit, kurse zërat për dalje nga qeveria janë përhapur shumë më herët, por fill pas takimeve mes Ahmetit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, dhe ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare gjakrat janë qetësuar. BDI, nuk e ka përkrah përzgjedhjen e Bogovit për guvernator.

Dje Deputeti dhe zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev deklaroi sot se partia e tyre nuk do të pranojë barazimin e qytetarëve të saj me ata të Kosovës sa i përket trajtimeve të tyre mjekësore.

“Asnjëherë nuk do të pranojmë barazimin e qytetarëve tanë në aspektin e trajtimit mjekësor me qytetarët e Kosovës.

Qytetarët e Maqedonisë duhet të kenë prioritet absolute në trajtimin e tyre, në institucionet shëndetësore dhe spitalet e Maqedonisë”, deklaroi Gjorçev. Për nesër është caktuar seanca parlamentare për zgjedhjen e kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila kërkon dy të tretat e votave, duke përfshirë votat e BDI-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *