Home / Sport / Beckenbauer të premten në Prishtinë

Beckenbauer të premten në Prishtinë

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer të premten do ta vizitoj Kosovën.

Beckenbauer do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i presidencës, Arbër Geci.

Po ashtu, legjenda e Bayern Munchenit pritet të takohet edhe me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe me zyrtarë tjerë të institucioneve sportive të Kosovës.

Beckenbauer do t’i bëjë vizitë edhe FC Prishtinës. Zyrtarët e klubit bardh e kaltër sot pasdite do ta mbajnë një konferencë për media, në të cilën pritet të bëhen të ditura më hollësisht detajet e vizitës së Beckenbauerit në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *