Home / Lajme / Rajon / Berisha: Sa afrojnë fushatat, Rama dhe PS lojë makabre me dhimbjen e Gërdecit

Berisha: Sa afrojnë fushatat, Rama dhe PS lojë makabre me dhimbjen e Gërdecit

15 mars-
“Nga ana tjetër, kryeministri përshëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gërdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luajë Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e të afërmve për jetët e të humburve të 15 marsit sa herë afrojnë fushatat elektorale”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, lidhur me këtë fakt.

Kryeministri Sali Berisha i është bashkuar sot dhimbjes së familjarëve të viktimave që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit.

Përmes një mesazhi të veçantë në këtë ditë, kryeministri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie.

“Nga ana tjetër, kryeministri përshëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gërdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luajë Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e të afërmve për jetët e të humburve të 15 marsit sa herë afrojnë fushatat elektorale”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, lidhur me këtë fakt.

“Kujtojmë se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat pasi nuk ishte vit elektoral. Qeveria garanton banoret e kësaj zone se do të angazhoje të gjitha mundësitë e saj për të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre”, shtohet në njoftimin përkatës.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *