Home / Sport / Bjellorusia pa Hlebin në Tiranë

Bjellorusia pa Hlebin në Tiranë

Pa Aleksandër Hlebin, me mungesa të tjera dhe me shqetësim për ambiciet e Shqipërisë.

Kjo është gjendja e trajnerit të Bjellorusisë, Bernd Shtange, ndërsa përgatitet të marrë çarterin për të ardhur në Tiranë që nga Antalia ku po përgatit ndeshjen eleminatore të Euro 2012, në një ambient të ngrohtë, krejt ndryshe nga klima e republikës ish-sovjetike.

Lexoni listën e atyre që vetë bjellorusët thonë se do të mungojnë: Hleb, Zhevnov, Jureviç, Kutuzov, Rodionov, Kornilenko dhe Kalaçev. Janë plot 7 dhe që luajnë në kampionate të njohur si Premier Liga, Seria A apo Premier Liga ruse. Pesë nga këta janë të dëmtuar, ndërsa Kalaçev dhe Kornilenko janë të pezulluar për shkak kartonësh.

Hleb luan për Birmingamin, Kornilenko për Blekpullin, Kutuzov për Barin, Zhevnov për Zenitin e Shën Petersburgut, Kalaçev për FC Rostov, edhe ky në kategorinë e parë ruse, ndërsa Jureviç e Rodionov për skuadrën më të mirë të Bjellorusisë, BATE Borisov.

Këta shtatë lojtarë kanë qenë shtyllë e skuadrës në fillim të eleminatoreve dhe trajneri Shtange pohon se humbje të tilla është vështirë të mos i ndjejnë edhe vende të mëdha si Gjermania apo Franca, jo më një vend relativisht i vogël si Bjellorusia.

Por, Shtange ia hedh dorashkën e sfidës trajnerit të Shqipërisë, Josip Kuzhe. Gjermani ka një filozofi të tijën sipas së cilës në një ndeshje duhet shkuar për maksimumin. “Nëse shkojmë për barazim, e kemi humbur ndeshjen pa filluar ende, – shprehet ai, – ndaj shkojmë për fitore”.

Bjellorusët shqetësohen edhe nga 3 pikët që i ndajnë nga kuqezinjtë, një distancë që nxit shqiptarët për të fituar. Skuadra sllave ka 8 pikë, përfaqësuesja jonë ka 5, ndërsa ndeshja e parë në Minsk ka përfunduar 2-0 për vendasit. Në një farë mënyrë është një rast për revansh dhe për të synuar fitoren e parë ndaj kësaj skuadre.

Kombëtarja shqiptare

Portierë

Arjan Beqaj
Samir Ujkani

Mbrojtës

Andi Lila
Elvin Beqiri
Lorik Cana
Kristi Vangjeli
Ansi Agolli
Admir Teli
Endri Vrapi

Mesfushorë

Ervin Bulku
Altin Lala
Klodian Duro
Gilman Lika
Emiljano Vila
Ervin Skela
Gjergji Muzaka
Elis Bakaj

Sulmues

Jahmir Hyka
Erjon Bogdani
Hamdi Salihi

Jo: Memelli, Januzi

Ahmed Januzi, Vorskla Poltava; Memelli, golashënuesi më i mirë i kampionatit në Arabinë Saudite me Al Faisalyn (14 gola).

Januzi shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në barazimin 1-1 të Vorskla kundër Metalurg Dontesk, nw kampionatin ukrainas

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *