Home / Sport / BMB Prishtina prezanton Agushin dhe Ibishin

BMB Prishtina prezanton Agushin dhe Ibishin

Kampioni aktual i Kosovës në futsall, BMB Prishtina i ka prezantuar dy përforcimet e reja: Ferid Agushin e Orhan Ibishin. Të dy reprezentuesit maqedonas thonë se tifozeria prishtinase i shtyri që t’i bashkohen këtij ekipi. Me këto dy përforcime, BMB Prishtina e sheh veten më afër ekipeve evropiane, për nga cilësia.

Kampioni aktual i Kosovës në futsall, BMB Prishtina nuk ka të ndalur. Ndonëse cilësohet si më favoriti për ta fituar edhe sivjet titullin e kampionit të Kosovës, ekipi prishtinas vazhdon të riorganizohet edhe më shumë me qëllim që t’i arrijë objektivat e veta.

Kryeqytetasit të mërkurën i kanë prezantuar dy lojtarë të rinj, me të cilët janë përforcuar. Fjala është për Ferid Agushin dhe Orhan Ibishin, të cilët i mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses maqedonase.

Trajneri i ekipit prishtinas, Donat Henci tha se ekipi i tij realisht nuk ka pasur fare nevojë për t’u përforcuar me këta dy lojtarë për garat kampionale të Kosovës, sepse, sipas tij, BMB Prishtina deri më tani është dëshmuar pa konkurrencë në futsallin e Kosovës.

Por, Henci sqaroi se Agushi e Ibishi janë transferuar në BMB Prishtinë, me qëllim që ky ekip kosovar t’u ofrohet për nga cilësia ekipeve të shteteve të tjera me futsall të zhvilluar. Ai bëri me dije se BMB Prishtina shumë shpejt do t’i zhvillojë dy ndeshje me karakter ndërkombëtar ndaj dy ekipeve kampione në shtetet përkatëse, por zbuluar detaje të tjera.

Në anën tjetër, Agushi dhe Ibishi janë shprehur të jenë mjaft të lumtur që tani e tutje do t’i mbrojnë ngjyrat e ekipit më dominues në futsallin kosovar viteve të fundit.

“Është nder i madh për mua të luaj për një ekip, i cili përcillet në çdo ndeshje prej 2 mijë tifozëve. Kjo është një sfidë e re për mua, dhe do ta jap maksimumin nga vetja ime për t’i fituar trofetë me BMB Prishtinën dhe për paraqitje sa më të mirë në ndeshje ndërkombëtare”, tha Agushi.

Njëjtë është shprehur edhe Ibishi. “Në Maqedoni palestrat nuk mbushen si në Kosovë. Nuk më pritej t’i bashkohem sa më shpejt BMB Prishtinës, me të cilin klub synojmë t’i gëzojmë me shumë trofe tifozët tanë të shkëlqyeshëm”, u shpreh Ibishi në një konferencë për mediat, të organizuar nga klubi i tij i ri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *