Home / Sport / Bosnja para s’kualifikimit nga FIFA dhe UEFA

Bosnja para s’kualifikimit nga FIFA dhe UEFA

Rivali i grupit të Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2012, Bosnje-Hercegovina, mund të pezullohet nga të gjitha kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s, ndërsa barazimi i arritur në “Qemal Stafa” mund të kthehet në fitore për kuqezinjtë.

Federata Boshnjake e Futbollit (NSBIH) votoi sot kundër njohjes së statusit të FIFA-s e UEFA-s dhe ka dy ditë kohë për të ndryshuar qëndrim, përpara se të përjashtohet prej strukturave më të rëndësishme të futbollit botëror dhe europian.
FIFA i ka kërkuar Bosnjes që të kalojë detyrimisht nga sistemi i presidencës me tre antarë, për shkak të statusit shumëetnik të shtetit, në një president të vetëm, siç parashikohet prej statutit të saj.
NSBIH e refuzoi këtë ndryshim dhe do të kërkojë të negociojë më tej, por afati i vendosur prej dy FIFA dhe UEFA-s është deri në 1 prill.
”Do të ndodhë një pezullim automatik për Bosnjen nëse deri në 1 prill asnjë ndryshim nuk do të bëhet”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino.
Nëse pezullimi do të ndodhë, të gjitha ndeshjet e Bosnjes mund të deklarohen të humbura në tavolinë. Kombëtarja shqiptare do të ngjitej në kuotën e 13 pikëve dhe do të shihte si rival të vetëm për kualifikimin Bjellorusinë, pasi Rumania ndodhet e shkëputur pas.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *