Home / Sport / Brazili siguron Blaterin: So jemi gati për 2014

Brazili siguron Blaterin: So jemi gati për 2014

Brazili ka siguruar se gjithcka do të jetë gati për në vitin 2014 për të organizuar një kampionat botëror të “mrekullueshëm”.

Ministri i Sportit, Orlando Silva tha se vendi është me ritmet e duhura për përgatitjet e Botërorit Brazil 2014, duke siguruar presidentin e FIFA-s, Sep Blater i cili kritikoi më herët punimet në vendin amerikano-latin, se po ecin me ritme të ngadalta, sidomos ndërtimi i stadiumeve.

“Në 10 nga 12 stadiumet ku do të luhen finalet, punimet po ecin përpara me ritëm të plotë, jemi besimplotë për dorëzimin e tyre në kohën e përcaktuar”, tha ministri brazilian i sportit, Silva.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *