Home / Sport / Brazojnë Shkëndija dhe Renova

Brazojnë Shkëndija dhe Renova

12 mars-
Në pjesën e parë Shkëndija nuk tregoi lojë të mirë dhe pësoi me rezultat 2-0, por në pjesën e dytë tregoi se pse është lider i tabelës duke rikthyer rezultatin me golat të cilët i shënuan, Nafiu, Hasani dhe Emini.

Lideri I tabelës ekipi i Shkëndijës, sot në Shkup ka barazuar me ekipin e skopjes, me rezultat 3-3.
Në pjesën e parë Shkëndija nuk tregoi lojë të mirë dhe pësoi me rezultat 2-0, por në pjesën e dytë tregoi se pse është lider i tabelës duke rikthyer rezultatin me golat të cilët i shënuan, Nafiu, Hasani dhe Emini.

Ekipi I shëkndijës kishte edhe disa raste të mira për të shënuar fitore por ekipi nikoqir në minutat e fundit simuluan disa lëndime dhe kështu arritën që të fitojnë një pikë të vlefshme nga kjo ndeshje e rëndësisha për Skopjen. Edhe në tetovë në ndeshjen Renova –Rabotnicki, nuk pati fitues.

Pjesë e parë i takoi ekipit të Rabotnicikit, e cila avancoi me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë i takoi Renovës e cila krijoi raste të shumta për të shënuar por realizoi një prej tyre përmes Statovcit në minutën e 72.Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate.

Vardari mposhti teteksin me rezultat 2-0, Pelisteri luajti baras me Napredokun e Kërçovës 1-1, Metalurgu në Kratovë mundi Sileksin 1-0, dhe Turnova shënoi fitore ndaj Bregallnicës me rezultat 2-0. Pas këtyre ndeshjeve nuk ndryshoi gjendja në tabelë.

Shkëndija vazhdon të mbajë vendine parë tani më me 39 pikë, e ndjekur nga Renova dhe Metalurgu me nga 35 pikë dhe Rabotnicki me 34 pikë. Xhiroja e ardhshme zhvillohet me 15 ku Shkëndija në Tetovë pret ekipin e Napredokut kurse Renova do të luajë kundër Metalurgut në Shkup.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *