Home / Sport / Cana largohet në verë

Cana largohet në verë

Media turke raporton se mesfushori shqiptar Lorik Cana mund t’i thotë lamtumirë Gallatasarajit në verë, pas vetëm një sezoni të kaluar në Stamboll.

Sipas faqes turke “sabah.com.tr”, me humbjen në derbin e së shtunës kundër Fenerbahçes që konfirmon sezonin e dobët, drejtuesve të Gallatasarajit u është sosur durimi.

Prandaj tek gjigantët nga Stambolli mund të bëhen ndryshime rrënjësore gjatë merkatos së verës, teksa pritet të largohen disa futbollistë të rëndësishëm. “Sabah.com.tr” përmend edhe emrin e Lorik Canës si një nga largimet e mundshme. “Loriku ka shprehur dëshirën për t’u larguar”, shkruan faqja turke.

27-vjeçari Cana u transferua te Gallatasaraji nga Sandërlendi në verën e vitit 2010 dhe gjatë merkatos së dimrit hodhi poshtë oferta nga Aston Vila, Fulhemi dhe Lacio. Së fundi flitet për një interesim të gjermanëve të Shalkes në drejtim të zëvendëskapitenit të kombëtares shqiptare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *