Home / Sport / Capello sulmon portugezin Mourinho

Capello sulmon portugezin Mourinho

Pasi trajneri portugez i Real Madrid deklaroi se në 2007 ishte shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me Federatën Angleze të Futbollit (FA) për të drejtuar Anglinë, Fabio Capello, trajneri aktual i Tre Luanëve, deklaroi se kjo ishte një deklaratë pa vend.

“Unë nuk flas kurrë për raportet e mia me klubet e tjera dhe këtë e bëj për të respektuar kolegët e mi. Me këtë i kam thënë të gjtha”, u shpreh Capello.
Gjithsesi, tekniku i kombëtares angleze kërkoi të mbyllte polemikën në distancë: “Sa herë që një klub apo një kombëtare kërkon një trajner të ri, konsulton disa të tillë. Është normale, nuk ka asgjë të çuditshme.”
Edhe FA i është përgjigjur deklaratave të Mourinho duke konfirmuar kontaktet me portugezin pas largimit të Steve McLaren, por duke nënvizuar se “Capello gjithmonë ka qenë zgjedhja e parë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *