Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Zgjedhjet të mbahen më 26 qershor

Cërvenkovski: Zgjedhjet të mbahen më 26 qershor

24 mars-
“Ne jemi të bindur nga motivimi politik i vendimit gjyqësor për bllokimin e llogarisë së medieve të Velija Ramkovskit, por kërkojmë garanci nga VMRO-DPMNE dhe partitë në pushtet se nuk do të sjellin kërkesa të reja dhe plotësuese si dhe vendime nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Cërvenkovski.

Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM propozoi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të mbahen më 26 qershor.

Ky propozim sot doli nga lideri i kësaj partie, Branko Cërvenkovski, i cili kumtoi vendimin se është tërhequr nga kërkesa për zhbllokimin e llogarive bankare të televizionit A1 dhe gazetave “Shpic”, “Vreme” dhe “**** e Re”.

“Ne jemi të bindur nga motivimi politik i vendimit gjyqësor për bllokimin e llogarisë së medieve të Velija Ramkovskit, por kërkojmë garanci nga VMRO-DPMNE dhe partitë në pushtet se nuk do të sjellin kërkesa të reja dhe plotësuese si dhe vendime nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Cërvenkovski.

Sipas tij, zgjedhjet të mbahen më 26 qershor dhe deri atëherë të implementohen kërkesat e tyre për ndryshimet brenda Kodit zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *