Home / Sport / Chelsea fiton derbin ndaj Manchester United-it

Chelsea fiton derbin ndaj Manchester United-it

Futbollisti Lampard në minutën e 79-të ka shënuar nga penalltia golin e fitores me rezultat 2:1 në përballje me Manchester United-it, në kuadër të derbit të Premier Ligës në futboll. Chelsea më këtë fitore ka bërë edhe me interesant luftën për titullin e kampionit.

Në pjesën e parë “Djatë e kuq” kanë udhëhequr me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Rooney në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat dhe Chelsea zgjohet nga gjumit. Në minutën e 54-të, Luiz shënoi për shifrat 1:1, duke ngritur moralin në lojëv te vendasve.

Kur pritej se derbi ndërmjet këtyre gjigantëve mund të përfundoi baras, penallti për londinezët pikërisht në minutën e 79-të. Nga penalltia i pagabueshëm Lampard dhe 2:1 për Chelseat. Në minutën e fundit të takimit, United mbetet pa një futbollist, pasi Vidiq ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. Manchester United-i me me gjithë humbjen mbetet në krye me 60 pikë, ndërsa Chelsea kaloi në vendin e katërt me 48 pikë të fituara deri më tash.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *