Home / Sport / Demiri i kënaqur në Arabi

Demiri i kënaqur në Arabi

Intervistë me Ertan Demirin, i cili flet për’Koha’-n, ekskluzivisht nga Arabia Saudite

Mesfushori shkupjan kohë më parë nga skuadra e Metalurgut bëri transferim në Arabinë Saudite, duke firmosur me skuadrën e kategorisë së parë Al Taawon. Sigurisht kampionat i panjohur për ne, por që sipas fjalëve të Demirit tepër kualitativ. Me kushte larg realitetit tonë të hidhur, arabët duket se zhvillojnë futboll cilësorë, ndërsa fakti se buxhetet vjetore të skuadrave janë disa milionësh, bëjnë ndoshta të qartë diferencën dhe nivelin e atjeshëm. Për të zbuluar më shumë rreth asaj se si funksionojnë gjërat në këtë shtet, ne zhvilluam bisedë me Ertan Demirin, i cili nuk hezitoj të flasë për gjithcka.

Koha: Ertan, tani më një kohë qëndroni në Arabinë Saudite te skuadra e Al Taawon. Mund të na thoni përshtypjet tuaja të para dhe si shkon puna e adaptimit. Si u pranuat nga shokët e skuadrës?

Ertan Demiri:Elhamdulilah mu dha mundësia që përsëri të largohem nga fudbolli maqedonas, e gjeja edhe me e mire eshte se mu dha rasti te luaj në Arabinë Saudite duke e ditur se sa është me rëndësi për neve muslimanët ky vend. Nga gjithcka këtu jam i immpresionuar vecanërisht nga mikpritja e shokëve. Mendoj se jam duke u adaptuar shumë mirë, shpresoj të jetë edhe më mirë.

Koha: Debutuat në kuadër të Kupës në disfatën 3:0 nga skuadra e Al Ittihad, ndërsa më pas sollët dy barazime. Më në fund erdhi edhe fitorja e parë, por shumë e rëndësishme, pasi u shënua në teren mysafir, përballë skuadrës së Najranit, konkurent i drejtëpërdrejtë për mbijetesë.

Ertan Demiri: Debutimi ishte jo aq i mirë, por pëkundër rezultatit ne edhe në atë ndeshje luajtëm shumë mirë, gjë të cilën e vërtetuam në ndeshjet që vijuan, e vecanërisht në ndeshjen kundër Nexhranit (Najran), neshje e cila karakterizohej si ndeshje vendimtare për ardhmërinë e klubit.

Koha: Duket se forma e skuadrës tuaj është duke shënuar ngritje. Mendoni se jeni duke ecur në rrugë të mbarë për të siguruar mbijetesën në kategorinë e parë?

Ertan Demiri: Me të vërtetë ne punojmë shumë mirë gjatë stërvitjeve, kemi tranjer të mirë dhe në ndeshje japim cdonjëri maximumin. E këto gjëra bëjnë që forma të ngritet pas cdo ndeshje. Insha’Allah mendojm se do të mbetemi në Ligën e 1 (Saudi Arabia – Pro League), tash vec se jemi 5 pikë larg zonës së rrezikut, d.m.th. në vendin e 10 me shansa të mira që nëse fitojmë edhe në ndeshjet e ardhëshme të ngjitemi edhe më lartë në tabelën e klasifikimit.

Koha: Njiheni si futbollist luftarak që preferon shumë duele, si pasojë e të cilave ndëshkoheni shumë me karonë. Në ndeshjen e fundit në Maqedoni kundër Napredokut dolët me të kuq, deri sa kishit grumbulluar edhe 5 të verdhë. Mirëpo tani keni zhvilluar 4 takime me Al Taawonin dhe ende nuk jeni ndëshkuar me të verdhë. Jeni qetësuar ju, apo futbolli atje është me më pak duele?

Ertan Demiri: Hhmmm…., ma përkujtuat një moment që mundohem ta harroj sa më shpejtë,… Por ndoshta edhe jam qetësuar sado pak pas asaj ndeshje, por edhe fudbolli këtu nuk është agresiv, si dhe referët kanë shumë respekt ndaj lojtarëve të huaj….

Koha: Ertan mund të na tregoni më hollësisht nivelin e futbollit të atjeshëm. Si janë kushtet, stadiumet, infrastruktura, investimet, shikueshmëria, e të ndryshme?

Ertan Demiri: Fudbolli këtu është më i shpejtë dhe më teknik, kurse stadiumet janë perfekte si dhe infrastruktura. Klubet kanë buxhet vjetor minimum 6 milionë Euro e deri në 50 milonë Euro. Populli është i cmendur pas fudbollit. Gjithkush i njeh fudbollistët këtu, në cdo hap na përshëndesin dhe na urojnë suksese. Ka shumë programe televizive që gjatë tërrë javës i japin ndeshjet dhe bëjnë analiza të ndryshme.

Koha: Pak më parë zhvilluat ndeshjen me skuadrën e Al Raedit, ku dolët baraz 0:0. Rezultat i mirë nëse llogarisim faktin se ishte derbi lokal mes dy skuadrave të qytetit. Na përshkruani atmosferën e këtij takimi.

Ertan Demiri: Ndeshja me Raedin ka aq rëndësi sa që na thanë vetëm Raedin fitojeni e pastaj edhe nëse biem në Ligën e Dytë s’ka rëndësi, kryesorja është që Raedin ta fitojni…. Stadiumi ishte full,….bile tani edhe pas javëve nga ajo ndeshje, ende komentohet në gazeta dhe televisione ajo ndeshje në qytetin tonë Burejda.

Koha: Nëse mund të bëni një krahasim me futbollin e Maqedonisë?

Ertan Demiri: Kushtet ju thash edhe më lartë se e bëjn të veten që fudbolli të jetë edhe më i shpejtë edhe më i bukur. Poashtu fushat janë perfekte, gjë e cila nuk është te ne në Maqedoni. Tifozët po ashtu, cdo ndeshje ka minimum 15 000 shikues, ndeshjet luhen naten, e kështu me rradhë. Këto gjëra bëjnë që fudbolli këtu të jetë në nivel më të lartë se ai i Maqedonisë.

Koha: Sigurisht që përkundër angazhimeve në ekip dhe seancave stërvitore, ju mbetet kohë e lirë. Ku e kaloni atë, me cilin shoqëroheni më shumë? Sigurisht në ekip keni edhe tetovarin Shaqir Rexhepi, qëndroni bashkë me atë?

Ertan Demiri: Po ne kemi edhe kohë të lirë të cilën e shfrytëzojmë me Shaqirin si dhe me shokët arab të skuadrës nëpër darka të ndryshme ku na ftojnë shpeshherë sponsorë të ndryshëm.

Koha: Kohë më parë ju së bashku me Shaqir Rexhepin i bëtë vizitë Mekkes? Jeni i kënaqur për këtë mundësi që ju dha?

Ertan Demiri: Vizita e MEKES është ëndërr për cdo besimtar të sinqertë. I falemenderoj ALLAHUT shumë për këtë mundësi që na u dha dhe shpresoj se do kem përsëri rastin që të shkoj atje.

Koha: Njiheni si musliman i devotshëm dhe mund të themi se ndoshta përshtateni me jetën në Arabinë Saudite. Shkoni rregullisht në xhami dhe a keni ndërmend të kryeni Haxhin?

Ertan Demiri: Elhamdulilah që jam musliman dhe t’ju them të drejtën ndjehem shumë i qetë dhe i rrahatshëm këtu. Të shumtën e kohëve të namazit si edhe të gjithë këtu mundohem t’i kryej në xhami. Natyrisht shpresoj që një ditë të kryej edhe Haxhin.

Koha: Të dalim pak prej temës së futbollit dhe të flasim për jetën në përgjithsi. Si është të jetohet në Arabinë Saudite? Standardi, jeta, kultura, ….na flisni pak për këtë!

Ertan Demiri: Këtu gjithcka bazohet prej kohës së namazit. Prej namazit të drekës e deri në ikindi gjithcka mbyllet dhe të gjithë janë në shtëpitë e veta. Ne dhe stërvitjet dhe ndeshjet i kemi pas namazit të jacisë. Standardi është i lartë, arabët jetojnë shumë mirë, kanë rroga të larta, ndërsa jeta nuk është e shtrejntë. Ka shumë të huaj që punojnë këtu, d.m.th. punët e rrënda i bëjnë të huajt.

Koha: Kohë më parë ju braktisët futbollin e Maqedonisë, për të shkuar në Arabinë Saudite. Por sigurisht që përmes internetit ndiqni cdo lëvizje të kampionatit tonë. Sipas jush cila skuadër mendoni se meriton dhe është më afër titullit të kampionit?

Ertan Demiri: Normal falë internetit cdo ditë i ndjek të rrejat nga Maqedonia, si nga sporti poashtu edha nga jeta e përditshme. Unë edhe pa filluar sezoni pata thenë se Shkëndija ka ekip shumë të fortë, gjë të cilën tetovarët e vërtetuan edhe në gjysëm sezonin e parë. Tash ju mbetet të vazhdojnë me të njejtin stil si dhe të kenë fatin sportive dhe sinqerisht shpresoj se Insha’Allah do ja dalin kampionë në fund të sezonit.

Koha: Keni kontratë me Al Taawonin deri në fund të sezonit. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Ertan Demiri: Në fudboll asgjë nuk dihet… Le të kalojnë njëherë këta 2 muaj, insha’Allah të kemi shëndet dhe paraqitje të mira, e pastaj cka të jetë, hajr le të bëhet. Nuk përjashtoj asnjë mundësi…?!?!. Koha është treguesi më i mirë…

Koha: Ertan nëse kemi lënë dicka pa përmendur, apo dicka që dëshironi të shtoni?

Ertan Demiri: Desha të them se këtu në ligën arabe lojtarëve të huaj u përkushtohet shumë rëndësi, por edhe njëkohësisht kërkohet edhe shumë më shumë punë, përgjegjësi dhe rezultate pikërisht nga ne të huajt.

Koha: Ju falemederojmë për kohën që ndatë për ne dhe ju urojmë së pari shëndet, pastaj edhe suksese në profesionin tuaj.

Ertan Demiri: Ju falenderoj edhe unë juve gazetarëve për respektin dhe kujdesin që keni ndaj meje në cdo rast, si dhe ju uroj shumë suksese dhe shëndet.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *